• |
ide | kryesore

Dënimi i Shullazit, reagon Ambasada Amerikane: Kush e ka radhën?

Lajme, Të fundit

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në përmes një statusi në facebook, në lidhje me vendimin e dhënë dje nga gjykata e Krimeve të Rënda për bandën Shullazi.

“Dita e djeshme shënoi një hap domethënës përpara për qytetarët shqiptarë që kërkojnë dhe meritojnë drejtësi të vërtetë nga sistemi i tyre gjyqësor. Ne u inkurajuam nga puna e prokurorëve shqiptarë, të cilët, duke u bazuar në prova, bindën gjykatësit e Krimeve të Rënda se një bos i krimit dhe kriminelë të tjerë e kanë vendin në burg. Përshëndesim shqyrtimin e kujdesshëm të këtij rasti. Vendimi i marrë është një fitore për sundimin e ligjit në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë tani pyesin “Kush e ka radhën”?” – thuhet në postim.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Shullazin me 14 vite burg ndërsa për 4 bashkëpunëtorët e tij dha 41 vite burg në total.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu