• |
ide | kryesore

Digjen 12 hektarë pyje në Bulqizë

Lajme



Rreth 12 hektarë sipërfaqe me pyje e shkurre është djegur në Zerqan të Bulqizës si pasojë e një zjarri.

Flakët kanë prekur mbi 8 hektarë pyje me Lis e 4 hektar me Ah.

Sipas drejtuesve lokale zjarri është sipërfaqësor dhe nuk ka shkaktuar dëme ekonomike, ndërsa po punohet për ta izoluar plotësisht.

Ndërkohë tri vatra zjarri janë shfaqur në orët e fundit në pyjet e librazhdit. duke djegur sipërfaqe të konsiderueshme

Njëra nga vatrat e zjarrit  është në zonën Turja në Përrenjas, ndërsa ty tjerat janë në Skënderbej.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *