• |
ide | kryesore

Eshtrat e Mid’had Frashërit, Berisha: I dha gjithçka Shqipërisë. Historia nuk ishte e drejtë me të

Lajme, Të fundit



I pranishëm në homazhet për Mid’hat Frashërin tek Akademia e Shkencave, pas mbërritjes së eshtrave të tij në atdhe, Sali Berisha u shpreh se sot kombi shqiptar përulet me nderim të madh para pasardhësit të frashëllinjve.

Sipas Berishës, Mid’hat Frashëri i dha gjithçka Shqipërisë, pavarësisht se historia nuk qe e drejtë me të.

“Sot Kombi shqiptar përulet me nderimin më të madh para pasardhësit të frashëllinjve të pavdekshëm dhe para njërit prej personaliteteve më të shquar të botes shqiptare dhe të mendimit politik e shkencor. Ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë dhe bashkëkreysoi Kongresin e alfabetit dhe vuri firmën për shpalljen e  Pavarësisë. Një studiues dhe kollos i letrave. Ishte themelues i nacionalizmin qytetar shqiptar dhe promotor i Luftës së shqiptarëve për liri. Historia nuk ka qenë e drejtë për Midhad Frashërit, por ai sot ven dhe pushon në atdheun e tij. Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik përfundojnë në koshin e plehrave, e kam fjalën për Enver Hoxhën” – u shrpeh Sali Berisha.



3 Comments

  1. Pse nuk i solle ti sali eshtrat e frasherit 20 vjet ne pushtet kush te ndaloje ta beje ti,tani na del dhe llomotit per frasherin nuk fiton dot vota me sali,fundi po te vjen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *