• |
ide | kryesore

(FOTO&VIDEO) Vrasja tronditëse në Shkodër, si u ekzekutua 31-vjeçari në mes të qytetit

Lajme, Të fundit



Qyteti i Shkodrës u trondit mesditën e sotme nga një tjetër ngjarje kriminale e një profili të rëndë. Në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’ në lagjen ‘Partizani’, 31-vjeçari Fatos Ferracaku u ekzekutua me 8 plumba në kokë, ndërsa miku i tij Fatmir Mehaj mbeti i plagosur.

Ferracaku, tregtar peshku në markatë, u nda nga jeta në spital. Fatmir Mehaj është shtruar nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë të vrasjes ishin dhjetra qytetarë, të pranishëm në këtë zonë të populluar të Shkodrës. Autorët e vrasjes u larguan nga merkata me motorr. Sipas dëshmitarëve të shumtë, ata ishin të maskuar.

Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve, por po bashkëpunon me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës duke ngritur postoblloqe kontrolli në pika kyçe të qytetit, aty ku mendohet se mund të kalojnë vrasësit.

Motorri i dyshuar se u përdor për krimin e rëndë u gjet disa minuta më pas duke u djegur, në lagjen ‘Guerrile’ të Shkodrës.

Fatos Ferracaku i vrarë sot mësohet se është edhe kushëri me biznesmenin Arjan Ferracaku, të ekzekutuar dy muaj më parë Shkodër.

Lapsi.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *