• |
ide | kryesore

“Gabimi” i Ramës në ceremoninë rivarrosjes së eshtrave të Mid’hat Frashërit

Kryesore, Lajme



Me një ceremoni shtetërore të zhvilluar në hyrje të Liqenit Artificial në Tiranë u rivarrosën eshtrat e Mid’hat Frashërit. Një ceremoni që nxitur polemika ditët e fundit mbi rolin e kësaj figure në historinë tonë të 100 viteve të fundit. Pika më e debatuar e djalit të Abdyl Frashërit është qëndrimi i tij gjatë Luftës së Dytë Botërore si një nga themeluesit e Ballit Kombëtar.
Në një fjalë të gjatë të mbajtur në ceremoni, kryeministri Edi Rama u ndal gjatë te vlerat e tij si erudit dhe aktiviteti i tij politik para dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Temën “e nxehtë” të rolit të Mid’hat Frashërit gjatë Luftës së Dytë Botërore, kryeministri e kaloi me frazën “punoi, por edhe gaboi” edhe pse historia botërore na tregon se për një gabim, emra të mëdhenj janë renditur tashmë në anën e gabuar të historisë.

“U përgjigjem sot gjithë atyre që i ka sekëlldisur ky rikthim. Mid’hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte dhe mundi. Ëndërroi dhe punoi pa u lodhur për këtë vend. Patjetër, edhe gaboi, por në tërë sa bëri edhe në gabim as nuk bëri vetë e as nuk nxiti me gojë dhe penë një krim” – tha Rama.

LEXO EDHE:

Rikthimi i Mid’hat Frashërit/ Nderim për një erudit apo rehabilitim për një kolaboracionist

Atyre që mendojnë se ceremonia shtetërore është e tepëruar për një person të reshtuar në krah të pushtuesit, Rama u tha se nuk është një provokim.

“Kështu që kush e sheh arkëmortin e tij si provokim ndaj një historie që e shkuajtën fitimtarët, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se sa krime ndryshe nga Mid’hat Frashëri bënë ata që e shkruan dhe na e mësuan me pahirin e gjysmë të vërtetës historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skendos” – shtoi kreu i së majtës që më pas pohoi “po, ai ishte edhe kryetar i Ballit Kombëtar” duke shtuar se gjatë qëndrimit në migrim kishte bërë ndarje me ata që “kishin lyer duart me gjak”.

Por, Rama tha vetëm gjysmën e së vërtetës. Ai e dënoi mënyrën se si komunistët na e mësuan historinë me cilësinë e fitimtarit, por ndoshta duhet të rendiste edhe disa nga gabimet që Mid’hadi i ndjerë kishte bërë. Duke anashkaluar këtë pjesë Rama ra në kurthin e asaj që vetë kritikoi, duke lartësuar vetëm një anë të medaljes pa vënë në balancë edhe pjesën tjetër. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. E kuptoj se Bushati si nip i Hysni Kapos, nuk mund të dalë në mbrojtje të Mithat Frashërit, birit të Avdyl Frashërit e kryetar të Ballit kombëtar.
    Por nëse do të donte të ishte realist në kritikën e tij ndaj Ramës, duhet të nxirte në pah veprimet e tij kontraverse kur në të njejtën kohë quan simbolin e Shqiponjës, emër me të cilin quhet vendi ynë (Shqipëri) si një relike vulgare, e nga ana tjetër me hipokrizi të neveritëshme, thjeshtë për të marë vota nga antikomunistët shqiptarë, bën sikur nderon këtë kollos të Rilindjes së mirëfillte patriotike shqiptare.
    Sa për “gabimet” e Mithatit për të cilat ka aq shumë merak Bushati, nuk më duket se ka qenë vendi për ti theksuar në ate ceremoni nderimi të sjelljes se eshtrave të tij për ti rivarosur në Shqipëri.
    Ka mbi 70 vite që komunistët shqiptarë nuk kanë folur thjeshtë për “gabime” për këtë patriot rilindas, por e kanë cilësuar si armik e tradhëtar, vetëm se ishte kundër komunizmit shqiptaro-sllav.

  2. A u lodhet ju te lapsit per te gjetur gabimin e madh qe paska bere rama sot per frasherin,lodhuni dhe pak dhe ofrojuni publikut fjalet e rames,berishes,lulit qe te kuptoni dhe ju dhe publiku kush ka gabuar,saliu kryeminister luli min jashtem pse nuk e bete keta te mundur ardhjen e eshtrave te frasherit ne kohen e tyre,por si dobica kishin hallin e votave,duhet te shohesh me larg se hunda apo jo bushat

  3. o Milet kamkum, a mund ti pergjigjeni shume thjesht pyetjes A ka qene Mitat Frasheri bashkepunetor me gjermanet?

  4. Edhe une kam nje pyetje -;Aka bashkepunuar babai shpirteror i ketyre te -ridhjerjes me -Jugosllavet, Popovicet dhe Dushan Mugoshat?Ku shiti Titos KOSOVEN dhe grekut i la Camerine,

  5. Perderisa ne Shqipëri historinë do vazhdojne ta bejne komunistet dhe pasardhesit nostalgjike te tyre, cdo atdhetar do etiketohet si tradhetar… Te marrim disa fakte, 1) komunistet kush i komandonte? Popovici dhe Mugosha
    2) cfare ishin ata? Ishin jugosllave te derguar nga Tito
    3) per interesat e kujt luftonin ata jugosllave??? Sigurisht që jo per interesat e shqiptarëve
    4) kush ishte qe dergoi shqiptaret ne kosove per te vrare dhe per te djegur shqipetaret e kosoves? Ishin komunistet shqiptare te drejtuar nga komandantet jugosllave
    5) kush e lejoi apo e ndihmoi jugosllavine ta marre kosoven? Ishin komunistet shqiptare
    6) kush e shkruajti historine tone te ndritur proletare dhe punetore ku edhe Zoti ne qiell ishte tradhetar qe duhet denuar? Ishin gjithashtu komunistet…
    Dhe mbeturinat komuniste qe jane te rrezikshme porsi mbetjet toksike cfare thote sot per Mid’hat Frasherin? Bashkepunoi me Gjermanet, po si beshkepunoi a mund te na e thoni? A kerkoi ndarjen e Kosovës? Ndarjen e trojeve shqiptare? Mohoi ceshtjen çame? JO nuk beri asnje nga keto por kerkoi qe te ruhet gjithe trungu i territorit te kombit i pa cenuar. Nese duhet te flasim per tradhetare duhet te shikojme tek ata qe copetuan Shqipërine dhe per fat te keq dhunuan e perdhunuan per 50 vjet, shkruajten dhe historine dhe si nje cernobil lane pas edhe mbetjet e veta toksike qe vazhdojne te na helmojne edhe sot

  6. o Stalin, krahasimi nuk eshte i njejte, nuk dua ti dal krah bashkepunimit me jugosllavet, por e gjithe bota i denoi kuislinget dhe bashkepunetoret e nazizmit. Fajin per kete e ka marresveshja e 3 superfuqive qe fituan luften dhe e lane Shqiperine ne kampin socialist. Perse nuk nderhyne ushtarakisht sic bene dhe ne Greqi. Mbas lufte ne Greqi pati lufte civile te cilen forcat majtiste greke e humben pasi forcat e djathta paten nderhyrje ushtarake nga anglezet. Shkurt hesapi asnje se ka care trapin per ate vend sepse vete shqiptaret nuk kane bere asgje per vendin e tyre. Ne Shqiperi sa here nderrohet qeveria nderrohet dhe historia

  7. o Andrea, po gjeneralin Petain qe ka meriten e mosshkaterrimit te Parisit dhe Frances sepse bere pakt me Gjermanine perse e denuan? Mos ngatarroni bashkepunetoret e nazizmit me ceshtjen e Kosoves. Nqs dikush veproi gabim dhe ai e ka marre ate qe i takonte, por kjo sdo te thote qe mqs komunistet shqiptare kane bere keto gjera ne Kosove duhet te perdoret si monedhe rehabilitimi per Mitatin apo dhe ndonje Mitat tjeter

  8. Bushati shkruan per gabimet e rames gjate fjales se tij sot,ju flisni per gjerman jugosllav grek e anglez,te gjithe jeni ne linje me bushatin,kur truri kthehet ne tul buke keshtu komentohet

  9. Me dreqin Kish pas qene me u bo e jo me gjermanin,vetem e vetem qe komunistat te mos vinin ne pushtet,monstre me antikombetare dhe antinjerzore qe njeh Historia.

  10. Serbet per ne jane shume te njohur ,Esat Pasha edhe varrin e ka ne vorrezat serbe ne Paris,Zogu u kthye ne pushtet vetem me serbet dhe ruset e bardhe(i fali pak toke shqiptare po ci qi nenen),Hoxha ishte ne vazhdim te kesaj tradite derisa mesoi se si luhet ping pong.Mitati e firmosi dhe vulosi mareveshjen me gjermanet por ama deshte shqiperine e madhe(as qe kishte fare shqiperi) qyl nga te tjeret.Une luftoj dhe ti te hash.,ku ka keshtu.Ai qe fiton nuk gjykohet,mjere te humburit. Edhe Konica u pajtua me Musolinin vetem per para,qe ta lexosh Konicen kur u pushtua shqiperia nga italianet te dridhet mishi nga patriotizmi,por harroi shpejt si shqiptar qe ishte dhe i lepiu bythen Duces.Me se normal.

  11. Kryeministri Rama duhet pergezuar e respektuar, per kete veprim human e atdhetar qe beri, duke kthyer eshtrat e nje patrioti te madh ne atdhe. Nuk e kam votuar Edi Ramen e besoj se nuk do ta votoj, por e falenderoj per kete gje te bukur qe na dhuroj, ne qe duam Shqiperine e vleresojme per vleresimin qe ai tregoi per patriotet shqiptar, qe dhane gjithçka qe kishin mundesi per kete atdhe dhe perfituan perbaltosjen dhe shpifjet. Zoti i bekofte shqiptaret!

  12. Qylin e duan te gjithe,edhe mbreti.Keshtu ballistet trima e deshen qyl “vatanin” apo “atdheun” apo”memedheun”.I pikonte zemra gjak duke ngrene gjela(jo pula) dhe raki se vatanin e madh fare do ta merrnin qyl nga miqte gjermane dhe Hitleri.Hitleri vrau vehten,por ballistet trima nuk e vrane as vehten dhe as gjermanet,vrane partizanet dhe nderruan faqe .Po sot kur i gjithe populli eshte pronar tokash dhe qytetesh(95% e pronave e zoterohet sot nga populli) kurse pronaret e vertete nga 96% te tokave qe paten ne 1945 ,sot kane vetem 4%,dhe keto fale te djathtes qe i dha vendin e merituar ish bejlereve , feudalve,fajdexhinjve,kishave dhe xhamijave.Analfabetizmi ka filluar te ndjehet sidomos ne zonat e pasura kurse zona te varfera nuk ka fare.Kete deshen edhe ballistet,ta bejme shqiperine e madhe nga te te tjeret,se ne vete i hame mune.

    1. Ku i ke mësuar këto gomarllëqe apo i ke që nga koha e formave të edukimit që ju bënte komunisti i brigadës.

  13. @@@ o kurve e perjashtuar per imoralitet nga berdelloja,ke ndonje prone ose ballist ose partizan qe te dijme se me ke shkon ,apo je rrote me dhmeb qe te ha menderen.Erdhi Mitati ,iku Mehdiu,erdhi greku iku serbi,po shqipetari ku eshte ,ne kafene apo jep mendime me duar ne loqe.Ta qaj hallin,mos e merr seriozisht se Mitatin amerikanet e helmuan,

  14. Ka 27 vite që Shqipëria po kërkon që të korrigjojë jo “gabimin” e madh por tradhëtinë e madhe të komunistëve shqiptare ndaj SHBA e Europës perëndimore që ndihmuan shqiptarët të çlirohen nga Gjermania naziste atdheun tonë, e që Enveri sapo mori pushtetin i quajti armiq të Shqipërisë.
    Përzgjedhja e aleancave është ajo që duhet të debatohet sot e jo “gabimi” i Midhat Frashërit që kishte mendimin se nuk duhej që shqiptarët të kalonin në vetëvrasje e luftë civile me një armik si Gjermania qoftë edhe pushtuese e përkohëshme, duke u bërë vasalë të Jugosllavosë që prej një shekulli mbante të pushtuara gjysmën e territoreve të Shqipërisë e kishte bërë genocid ndaj shqiptarëve në këto territore.
    E gjitha veprimtaria politike e Mithatit, veç vlerave të jashtëzakonëshme të tij si një intelektual nga më të shquarit e kombit tonë, përputhej me aspiratën e babait e dy xhaxhallarëve të tij, që Shqipëria duhej ti drejtonte sytë nga Europa e ja nga Lindja.
    Është fakt historik se nazizmi gjerman ndonëse i solli Europës miliona viktima si një shtet agresor pushtues, në kohë nuk e pati jetëgjatësinë e tij më shumë se afërsisht 10 vite.
    Por është llogaritur se diktaturat komuniste, edhe në kohë paqeje pa luftëra frontale, i kanë sjellë botës dyfishin e viktimave të luftës së dytë botërore.
    Ka dhënë propoganda enveriste një numur prej 28 mijë “dëshmorësh” të Luftës Nacional Çlirimtare që nuk është dokumentuar asnjëherë.
    Por sa është numuri i shqiptarëve të vrarë në teritoret e ish Jugosllavisë, me të cilën kolaboroi partia komuniste shqiptare ?
    Asnjëhere nuk u bë një pasqyrë e plotë e vrasjeve të shqiptarëve nga sllavët fqinjë me të cilët u lidh Enveri.
    Vetëm nbrenda dy-tre ditësh në përfundim të Luftës së dytë botërore, ka dëshmi të shumta që ushtria jugosllave në bashkëpunim me brigadat partizane komuniste shqiptare, bëri masakrën e madhe të Tivarit ku u vranë rreth 4 mijë djem të rij shqiptarë të Kosovës.
    Përse është heshtuar akoma deri sot për këtë krim të përbindshëm ?
    Përse historianë enveristë si Paskal Milo na u bënë me tituj shkencorë, doktor e profesorë, vetëm për te ngritur në qiell Enver Hoxhën e për të demonizuar një kollos të historisë së Shqipërisë si biri i frashërllijve, Midhat Frashëri, e nuk u kujtuan të mblidhnin dokumenta për të dënuar masakrën e Tivarit ?
    Bënë sigurisht pushtuesit gjermanë masakra edhe ndaj popullsisë civile shqiptare, por kjo është një histori e njohur në luftërat pushtuese.
    Por sa shqiptarë masakroi qeveria diktatoriale komuniste enveriste, vetëm se ishin kundërshtarë të pushtuesve të tyre shekullorë, jugosllavët apo se ishin kundërshtarë të komunizmit që tashmë me gjysëm zëri e hipokrizi edhe Paskalët e pranojnë se ishte një faqe e nxirrë tragjike e historisë së Shqipërisë ?
    Midhat Frashëri që para 100 vitesh pati këmbëngulur se vendi i Shqipërisë ështe Europa perëndimore e jo Bashkimi Sovjetik komunist.
    Përderisa edhe “socialistët” e sotshëm e “social-demokrati” Paskal Milo, publikisht deklarohen se duan ti bashkohen BE, kulturës demokratike europiane, duhet ta mbyllin gojën për “gabimin” e Midhat Frashërit që gjithë jetën luftoi veç tjerave edhe për këtë ideal.

  15. @@@@@ shqiptar a i ke kembet ne toke apo ne qiell?Jam dakort me frymen qe thua por nuk mundemi te mbeshtetemi tek Hitleri qe te na i jepte ne torte shqiperine e madhe dhe ne shqiptaret te rrime ne klub.Ka nje fryme sot qe te rrimin me brekushe dhe injorante por te mos luftonim se ishin serbet ne krye.Serbet tere jeten kane qene prezent ne puce ne shqiperi qe nga Esati,Zogu,Hoxha,Shehu,Hazbiu etj..dhe Mitati ishte me Hitlerin.Ngec pak puna,ci do pershkrimet letrare kur dobicin e ke tek dera dhe te thote me ha mune.

    1. Trushpëlarja nga propogandat enveriste që vazhdon ti përhapë Gëbelsi i Enverit Paskal Milo, akoma shkon me mashtrimin e ndyrë historik se Midhat Frashëri pskej qenë “i lidhur me Hitlerin”.
      I vetmi “dokument” me të cilin abuzojnë historianët enveristë se Midhat Frashëri doli në mbështetje të pushtuesve gjermanë, ishte thirrja e tij drejtuar forcave të Ballit që për të mos kaluar në një luftë civile vëllavrasëse, të imponuar nga terroristët komunistë shqiptaro-serbë, duke parë se Gjermanisë naziste i kishte ardhur fundi. Mithat Frashëri ka qenë një kundërshtar i rreptë i çfardo diktature, asaj nazifashiste e komuniste..

  16. Truri ne jete eshte i rendesishem,pa te flet brockulla si keta qe kane komentuar ketu lart,ku eshte gabimi i rames ne fjalim,kete kerkon bushati

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *