• |
ide | kryesore

Hazard, De Gea apo Eriksen me parameter zero: ja revolucioni që mund të shkaktojë Brexit

Sport



Nëse Brexit i vërtetë është i destinuar të prodhojë ndryshime të rënda në politikën dhe ekonominë e Europës, Brexit futbollistik mund të trondisë merkaton në dy vitet e ardhshme. Në pritje që të shkruhet e nënshkruhet traktati që do të nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Europian, Federata angleze po përgatit një rregullore të re që parashikon teserimin e 12 të huajve e jo më shumë se 12 për cdo klub të Premier League.

Për motive të qarta, ky revolucion nuk mund të bëhet në një ditë. Por është evidente se dicka duhet të ndryshojë në filozofinë e të gjithë klubeve. Shumë kontrata në skadencë me lojtarë të huaj nuk do të rinovohen, kështu si do të jenë inferiorë numerikisht hyrjet nga Federata të tjera, gjithnjë duke kujtuar se deri tani qarkullimi i komunitarëve është i lirë, ndërsa për ekstrakomunitarët rregulli thotë se duhet të marrin lejen e punës në Mbretërinë e Bashkuar vetëm nëse kanë arritur 75% të grumbullimeve në kombëtaret e tyre në dy vitet e fundit.

Duke analizuar Premier League aktuale, 13 skuadra në 20 do të përfundonin të ishin të jashtëligjshme, nga të cilat të gjitha ata që luajnë në Champions League e Europa League. Liverpool i afrohet më shumë se të gjithë të mëdhatë një statusi perfekt, me 10 autoktonët e tij në organikë. Në merkaton e futbollit kjo përkthehet me shumë lojtarë që mund të lirohen me parametër zero.

Kjo është gjendja e klubeve të Premier League, të impenjuara në Europë dhe lojtarët që mund të lirohen.

MANCHESTER CITY
Të huaj: 19
Britanikë: 4
Të huaj në skadencë 2019: Kompany, Mangala.
Të huaj në skadencë 2020: Bravo, Gundogan, David Silva, Fernandinho.

MANCHESTER UNITED
Të huaj: 18
Britanikë: 7
Të huaj në skadencë 2019: De Gea, Martial, Nata, Pereira, Ander Herrera, Valencia, Darmian.
Të huaj në skadencë 2020: Bailly, Fellaini, Matic.

LIVERPOOL
Të huaj: 15
Britanikë: 10
Të huaj në skadencë 2019: Alberto Moreno, Markovic.
Të huaj në skadencë 2020: Origi, Matip.

CHELSEA
Të huaj: 20
Britanikë: 5
Të huaj në skadencë 2019: Caballero, David Luiz, Fabregas, Giroud.
Të huaj në skadencë 2020: Azpilicueta, Van Ginkel, Hazard, Pedro, Willian.

TOTTENHAM
Të huaj: 18
Britanikë: 8
Të huaj në skadencë 2019: Vorm, Alderweireld, Vertonghen, Dembelè, Llorente.
Të huaj në skadencë 2020: Erikssen, Janssen.

ARSENAL
Të huaj: 19
Britanikë: 6
Të huaj në skadencë 2019: Cech, Lichtsteiner, Monreal.
Të huaj në skadencë 2020: Koscielny.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *