• |
ide | kryesore

Konflikti te Unaza/ Ilir Meta: Institucionet të respektojnë të drejtat e qytetarëve

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit, Ilir Meta duket se ka hyrë në ‘lojë’ edhe tek protesta e banorëve të ‘Astirit’ që po preken nga projekti i Unazës së Re. Ai ka reaguar pasditen e sotme përmes një deklarate për mediat, ku ndër të tjera thotë se institucionet duhet të respektojnë të drejtat e qytetarëve. Më poshtë deklarata e plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po ndjek me shqetësim dhe vëmendje situatën konfliktuale të krijuar në Tiranë mes qytetarëve dhe autoriteteve për shkak të ndërtimit të Unazës së Re.

Presidenti Meta bën thirrje për vendosjen e një dialogu dhe konsultimi mes qytetarëve dhe autoriteteve, me qëllim që të gjithë ankesat të vlerësohen me transparencë dhe përgjegjësi, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe objektive.

Presidenti Meta u bën thirrje të gjitha institucioneve të zbatojnë me përpikmëri procedurat ligjore për hartimin, miratimin dhe implementimin e këtij projekti urban në mënyrë që realizimi i tij të mundësojë një zgjidhjeje të drejtë për të gjithë qytetarët dhe interesin publik në tërësi.

Presidenti Meta do t’i drejtohet institucioneve përgjegjëse për të marrë informacionin e duhur në lidhje me ndjekjen e procedurave të deritanishme për këtë çështje.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe të gjitha institucionet shtetërore duhet të tregojnë përgjegjshmëri në respektimin e plotë të tyre.



4 Comments

  1. do llokmen e vet ne ky
    kur ka pa se po hudhet pare e modhe aty
    ka fillu me hudh shkelma se do ne ky llokmen e vet

  2. Paska dale shpellari tjeter po i vjen gjynah ketij like floririt per popullin,ku ke qene deri tani ti lilke,nuk ishe ti qe i quajte koke palare popullin per 700 mije eurot te kapur mat nga prifti,por saliu te ndihmoje te mos shkoje ne burg.

  3. Ky eshte president edhe sujet te veproje si i tille jo si opozitare.
    Ky nuk e fshen dote si kryetarr l LSI nga njehere dele nga roli qe ka

  4. Pse indtitucionet nuk vepruan kur keta shpellare ja erdhen dhe ndertuan ne pronat e pronareve te ligjshem ke qene dhe kryeminister ti dobici i vogel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *