• |
ide | kryesore

Panucci i pafat me dëmtimet: Lenjani e Hoxha lënë grumbullimin

F1, Sport



Nuk mjaftojnë mungesat e rëndësishme të Odise Roshit e Armando Sadikut apo skaulifikimi i Elseid Hysajt, sepse për teknikun e kombëtares Christian Panucci, gjërat vështirësohen. Afrohet ndeshja me Skocinë, por shtohen vështirësitë për kuqezinjtë e teknikut Christian Panucci. Amir Lenjani e Alban Hoxha janë dëmtuar dhe kanë lënë qendrën e grumbullimit, ndërkohë që italiani ka shpejtuar të thërrasë Kastratin. Megjithatë, këto probleme nuk influencojnë në moralin e skuadrës, që nuk duket se ka më mungesën e minutave shqetësim.

Individualisht kuqezinjtë po kalojnë një moment pozitiv, që Veseli e Uzuni në konferencë për shtyp, janë të bindur se do të reflektohet edhe kundër Skocisë. “Individualisht po kalojmë momente të mira jo vetëm për golin e Djismitit apo dygolëshin e Grezdës, por edhe me Mavrajn që është me skuadër dhe ka luajtur, ashtu si edhe Binaku që ka siguruar Europën me skuadrën e tij. Duhet vetëm të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të luajmë pa humbur përqendrimin” u shpreh Frederik Veseli.

Mungesa e Elseid Hysajt mund ti hapë dritën jeshile kalimit të Veselit në krahun e djathtë të mbrojtjes, rol që në fakt lojtari i Empolit e ka interpretuar edhe më parë. Veseli ka lënë pas dëmtimin dhe është gati të japë kontributin e tij në një ndeshje të rëndësishme.
“Kam luajtur edhe më parë në atë rol – shpjegoi mbrojtësi -. Unë jam me tipare me defensive, por nëse tekniku më kërkon të luaj aty, por mua nuk është problem”.

Vazhdojnë performancat e mira të Uzunit në Kroaci, por me kombëtaren pas debutimit, sulmuesi kërkon edhe golin. Kundër Jordanisë i shkoi pranë, nuk ia doli edhe në transfertën me Izrelin, por beson se Skocia mund të jetë hera e duhur.

“Të shënoj gola për skuadrën sigurisht që është e rëndësishme – tha Uzuni në konferencë për shtyp-, port a bësh për kombëtaren është krej tjetër gjë. Shpresoj shumë që kundër Skocisë të arrij të shënoj golin e parë”.

Për Shqipërinë ndeshja me skocezët është shumë e rëndësishme për grupin C1 të Ligës së Kombeve, ku rreziku për të zbritur një division më poshtë është evident. Pretendimet në fakt ishin të tjera për kuqezinjtë, por tashmë objektivi i vetëm mbetet të shmanget vendi i fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *