• |
ide | kryesore

Parabolë nga 40 metra, Ibrahimovic rrëmben titullin e golit të vitit në Mls

Sport



Në moshën 37 vjecare Zlatan Ibrahimovic nuk resht së befasuari. Kampioni suedez ka fituar çmimin e golit të vitit në Major League Soccer. Ish-sulmuesi i Psg, që luan tashmë për Los Angeles Galaxy, është vlerësuar për golin e shënuar në barazimin e përkohshëm, realizuar me një parabolë nga 40 metra në sfidën derbi kundër Los Angeles Fc, në 31 marsin e kaluar. Për Ibrahimovic ishte goli i parë në Mls, pikërisht në debutimin në kampionatin Amerikan.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *