• |
ide | kryesore

Pogba deklaron përkatësinë: “Tek Juventus 4 vjet pushime”

Sport



Në ndeshjen e fundit mes Juventus e Manchester United, në Champions League, u pa qartë se tifozët bardhezinj nuk e kanë harruar Paul Pogba e ëndërrojnë një rikthim në Torino për mesfushorin francez, i pritur me entuziazëm të madh në Stadium. Zërat për një transferim të mundshëm të mesfushorit kampion bote tek Juventus që në janar, kanë marrë një goditje të fortë nga vetë Pogba, që pavarësisht një raporti jo idilik me Mourinho deklaron dashurinë për Red Devils.

“Kur u ktheva tek Manchester United ishte gjëja më e bukur, ndjeva se u ktheva në shtëpi – ka deklaruar Pogba për ‘Inside United’, revista zyrtare e klubit – Kam ëndërruar gjithnjë të luaj me këtë skuadër e të bëj ndeshje të shkëlqyera në Old Trafford. Asgjë nuk ka ndryshuar nga hera e parë, ndoshta disa shokë skuadre dhe trajneri. Por pjesa tjetër e klubit ka mbetur e njëjta”. Me pak fjalë, ajo që ka ndërmend të sqarojë francezi është: “Jam kthyer në shtëpi, por për mua është sikur të mos isha larguar kurrë, thjesht isha me pushime për 4 vjet”.

Nuk është një mohim i eksperiencës së tij me Juventus, përkundrazi, Pogba është shumë i lidhur ngjyrat bardhezi, por thjesht një deklaratë që duhet të fshijë zërat e merkatos, që në verë e panë pranë Barcelonës e Juventus. Paul Pogba i përket me kontratë e më zemër Manchester United.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *