• |
ide | kryesore

Publikohen fotot e shtëpisë së shkrumbuar të Miley dhe Liam

Arkiva, Paparazzi, Slider



Shtëpia e Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus u shkatërrua tërësisht si pasojë e zjarrit që gllabëroi një pjesë të Kalifornisë. Aktori ka ndarë me ndjekësit në “Instagram”, të gjitha dëmet e zjarrit, ku duket se shtëpia është bërë e gjitha shkrumb e hi. Mes gjithë kësaj tragjedie, Liam thekson se çfarë ka mbetur është vetëm dashuria.

“Këto ditë kanë qenë shkatërruese. Ja çfarë ka mbetur nga shtëpia ime. Dashuria. Shumë njerëz në Malibu kanë humbur shtëpitë e tyre, gjithashtu dhe zemra ime është me ta” –shkruan ai.
Zjarri, që nisi në dy pjesë të Kalifornisë javën e kaluar, i mori jetën të paktën 42 personave bën të ditur “New York Times”.

“Kam kaluar gjithë ditën dje në Malibu dhe ishte e mrekullueshme të shihje të gjithë komunitetin të mbledhur bashkë duke ndihmuar. Kjo fatkeqësi do të na bëjë më të fortë.” – u shpreh më tej Liam.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *