• |
ide | kryesore

Rikthehet në Premier League “njeriu i mrekullisë”: Ranieri merr skuadrën e re

Sport



Claudio Ranieri është trajneri i ri i Fulham. Tekniku romano, që udhëhoqi Leicester drejt titullit të pamenduar kampion në 2016, rikthehet të drejtojë në Premier League, pas eksperiencës me Nantes në sezonin e kaluar.

“Shahid Khan ka lajmëruar akordin me Claudio Ranieri si trajnerin e ri të Fulham, në vend të Slavisa Jokanovic”, shkruhet në komunikatën e klubit londinez, në vendin e fundit në klasifikim, me vetëm pesë pikë, por vetëm tre distance larg zonës së shpëtimit.

Kushedi nëse italiani që bëri mrekullinë dy vjet më parë me Dhelprat që vinin nga Championship, nuk arrin të përsëritet me Fulham: jo duke e shpallur kampion, por duke i dhënë shpëtimin në një sezon që për londinezët duket tepër i vështirë.
.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *