• |
ide | kryesore

Çudia/ Simeone, rinovimi me Atletiko Madrid do ta bëjë më të paguar se Griezmann

Sport



Të gjithë klubet që shpresonin të firmosnin me Diego Simeone, duhet të ndryshojnë plan. “Cholo” është fare pranë rinovimit të kontratës me Atletico Madrid, aktualisht në skadencë në qershor 2020. Sipas asaj që bën të ditur Radio Marca, në fakt, negociatat kanë nisur verën e kaluar dhe shumë shpejt do të vijë firma mbi akordin që do ti lejojë teknikut argjentinas të arrijë të fitojë më shumë se Antoine Griezmann. E të mendosh që francezi paguhet rreth 20 milionë euro në sezon…

Lajmi i vetëm pozitiv për të gjithë të interesuarit e Simeones është se është parashikuar një klauzolë për zgjidhjen e kontratës, në rast se klubi nuk do të respektojë kontratën plotësisht.

Ky mund të jetë rasti unik, që një trajner përfiton më shumë se ylli i tij i skuadrës, por sic duket në Madrid besojnë se argjentinasi është personi më i rëndësishëm në arritjet e mëdha të Atletikos vitet e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *