• |
ide | kryesore

“Don’t f*ck them”, Kumbaro replikon me gazetaren: Më habisni me cektësinë tuaj…

Paparazzi



Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka replikuar me moderatoren e emisionin “Wake up” në TCH, Ori Nebiaj. Shkak u be shprehja e publikuar nga ministrja në Tëitter, për “të mos bërë seks me ata që nuk kanë libra në shtëpi”.

E ftuar në emision Kumbaro shpjegoi fillimisht se kishte marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, copy-paste. Nebiaj e ka quajtur një veprim të guximshëm të ministres për të huazuar një shprehje të tillë gjë që ka bërë ministren të shpjegohej.

“Edhe si ministre apo përkthyese, unë flas pareshtur për librin dhe është e vështirë të tërhiqet vëmendja nëse nuk kemi të bëjmë me një reklamë, por nuk ishte e qëllimshme. Lexova një artikull të Waters, i cili tentoi të provokojë shoqërinë me këtë ide, pra në marrëdhënien në çift, pasi libri mund të jetë kriter i tjetrit.

Për çdo gjë që bëni mendoni edhe kriterin e përzgjedhjes kulturore, pra a ka ky njeri një kulturë pas”, tha Kumbaro, por Hebiaj e ndërpreu: “Don’t f*ck them”, zonja Kumbaro, jemi të gjithë të rritur”, – tha Nebiaj.

“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është të bën më të mirë. Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media”, – u përgjigj ministrja e Kulturës. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *