• |
ide | kryesore

Edward Snowden: Izraelitët shesin pajisje të jashtëligjshme përgjimi dhe kontrollojnë telefonin tuaj

Planet, Të fundit



Edward Snowden trondit edhe njëherë me deklaratat e tij, por kësaj here ka folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Turqi brenda konsullatës saudite: vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi. Snowden, njeriu i cili ka nxjerrë sekretet e shumta të SHBA-së, ka akuzuar një firmë izraelite të kibernetikës për zhvillimin dhe shitjen e programeve të mbikëqyrjes/përgjimit Arabisë Saudite duke mundësuar kështu vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Kashoggi hyri brenda konsullatës saudite dhe atij iu zu fryma menjëherë dhe ne ende nuk e dimë se çfarë ndodhi me trupin e tij, por ne dimë që sauditët dërguan 15 persona brenda konsullatës për ta vrarë këtë njeri. Dhe ata këtë bënë!

Duke folur në një konferencë në Tel Aviv përmes një lidhjeje me video, Snowden pretendon se firma izraelite për kibernetikë dhe zhvillim ia ka shitur programet e mbikëqyrjes Arabisë Saudite.

Si mund t’i dinin ata planet dhe qëllimet e tij? Si e vendosën që Khashoggi ishte dikush që po vepronte kundër?
Dhe realiteti është që ata kanë përgjuar një nga miqtë e tij dhe kontaktet e tij përmes përdorimit të softwareve të krijuara nga kompani izraelite.

Snowden tha që roli i kësaj kompania dhe softwareve të saj është një nja historitë kryesore për të cilën nuk është folur dhe shkruar akoma.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *