• |
ide | kryesore

Lajmi i bujshëm/ Gruevski përdori Shqipërinë për t’u arratisur drejt Hungarisë

Arkiva, Kryesore



Një monitorim i sistemit Tims, për të cilin policia premtoi se do ta verifikonte, ka nxjerrë në pah faktin se ish kryeministri maqedonas, Gruevsi, është arratisur duke përdorur shtetin shqiptar për të vazhduar itinerarin Maqedoni, më pas Mal i Zi dhe në fund Hungari.

Lajmi i bërë publik sot në mëngjes nga gazeta beogradese Politika, nuk u mor seriozisht, pasi përmes tij njoftohej se ish kryeministri, i shpallur në kërkim në Maqedoni, ka marrë në Tiranë linjën ajrore Malev në drejtim të Budapestit. Por nga që kjo linjë udhëtarësh nuk funksionion prej kohësh, kjo u mor si një provokim i mediave serbe.

Mirëpo të dhënat e fundit të policisë tregojnë se ish kryeministri Nikolla Gruevski ka dalë nga dogana e Hanit të Hotit, për t’iu drejtuar më pas Hungarisë, ku ka kërkuar azil politik. Referuar sistemit TIMS,  gazeta “TemA”, konfirmoi se “N.Gruevski, në datën 11.11.2018 ora 19:11, ka
dalë nga Hani i Hotit me automjetin CD1013A. Automjeti i perket ambasadës hungareze në Tiranë”.

Lexo më tej:

Spekulimet/ “Nikolla Gruevski u arratis nëpërmjet Tiranës?”

Arratia e Gruevskit nga prangat, një paralajmërim për Shqipërinë

Autoritetet hungareze pranuan mesditën e së martës kërkesën e ish kryeministrit të Maqedonisë. Një ditë më parë ai kishte deklaruar publikisht largimin nga vendi, pasi gjykata penale e Shkupit konfirmoi dënimin me 2 vite burg për ish kreun e VMRO-DPMNE-së.

Ajo që të gjithë pyesin në Maqedoni është mënyra që zgjodhi Gruevski për t’u arratisur. Spekulimet janë të shumta. Në opinionin publik maqedonas thuhet se ai përdori një pasaportë hungareze ose një pasaportë serbe për të dalë nga vendi. Të tjerë thonë se ai është larguar me një avion privat, fillimisht në Beograd për të mbërritur në Budapset. Por e para që përmendi në publik Shqipërinë, ishte gazeta serbe “Politika”.

Titulli kryesor i kësaj gazete në numrin e të mërkurës ishte: “Gruevski iku nga Shqipëria”. Në shkrim thuhet se ish kryeministri maqedonas përdori një pasaportë të rreme dhe gjatë natës kaloi kufirin me Shqipërinë nga pika e kalimit kufitar dhe më pas ka udhëtuar me makinë drejt Tiranës. E përditshmja serbe bëri edhe pak ironi në fund të shkrimit, pasi theksoi se Gruevski përdori pikërisht Tiranën për t’u arratisur, e cila kishte punuar fort kundër tij për ta rrëzuar nga pushteti duke kujtuar atë që njihet si “Platforma e Tiranës”.

Arratia e Gruevskit nga prangat, një paralajmërim për Shqipërinë

Por disa nga infot e saj me sa duket po rezultojë reale. Ndonëse ambasada Hungareze në Tiranë nuk pranoi t’i komentojë këto zëra dhe zyrtarët e Budapestit nënvizuan se çështja nuk qe politike por juridike, shteti maxhar implikohet rëndshëm duke ditur se tani po rezulton se ish kryeministri në arrati nuk ka kërkuar thjesht strehim politik në Hungari, por ai ka bërë një marëveshje me qeverinë e populistit Viktor Orban, përderisa atë e ka përcjellë në kufi makina me targë diplomatike CD1013A.

©LAPSI.al



7 Comments

  1. Para se te largohej gruevski eshte takuar me saliun dhe lulin si miq te mire qe jane,nga burime te sigurta saliu i ka sugjeruar hungarine e Urbanit do te jesh i sigurt atje

  2. I pa emer……
    E keni gabim, nuk ka pun me Saliun por me Ilir Meten dhe Edi pederin
    Gjat kohes se zgjedhjeve Ilir Meta vinte ne SHKUP per ti dhen perkrahje si mik i tij
    dhe edi pederi me ALI Pederin e kan ndihmu kriminelin me anti shqiptarin si vetja e ketyre tre tjerve

  3. Eni te bera te ndihesh keq per saliun e lulin,e verteta te dhemb nje lloj si heren e pare por eshte e vertete,jane takuar si miq dhe te tre jane te ppe

  4. Jo, nuk kam menduar per politik po per krim
    krimin e bejn kriminelet dhe un mendoj se krmineli i madh antishqiptar esht Guevski
    dhe i permenda padronat e krimit antiKombetar
    qe ki i fundit ka bashkpunue dhe e kan ndihmue
    nuk ju kam kundershtue….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *