• |
ide | kryesore

Michel Obama nuk do të kandidojë për presidente, tregon arsyen

Paparazzi, Slider



Për të promovuar projekt të ri ajo ka qenë e ftuar në emisionin shumë të ndjekur “Good Morning America” , ku ka komentuar detajet e përmendura në libër. Gjithsesi prezantuesja Robin Roberts nuk ka nguruar as ta pyesë nëse është duke e menduar të hedhë kandidaturën e saj për Presidente në vitin 2020 por përgjigja e saj ka qenë e prerë.

“Mendoj, në këtë pikë, të gjithë janë të kualifikuar për të kandiduar për postin dhe duhet ta mendojnë ta bëjnë.”- tha Michelle ndërkohë që qeshtë-“Madje edhe vajza ime e vogël Sasha po e mendon”.Sigurisht që këto fjalë janë të përdorura me ironi kundrejt Presidentit aktual Trump dhe faktit që Obama mendon se ai është i pakualifikuar dhe i mungojnë aftësitë për të drejtuar vendin. E meqë vendin në krye të Shtëpisë të Bardhë mund ta fitojnë të gjithë, pavarësisht prapavijës, e bën Michelle të pa interesuar për të kandiduar. Këtë e mbështet dhe e qeshura që ajo bën dhe pohimi indirekt, kur moderatorja e programit e pyet nëse është duke thënë që çdokush mund ta bëjë më mirë se Trump



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *