• |
ide | kryesore

Opozita hungareze kundër qeverisë: Ekstradoni Gruevskin në Maqedoni

Lajme, Të fundit



Partitë opozitare hungareze i kanë bërë thirrje qeverisë që të arrestojë dhe të ekstradojë sa më shpejt ish-kryeministrin Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil në Hungari.

Partia nacionaliste hungareze “Jobbik” si dhe partitë e majta “Dialogu” dhe koalicionet Demokratike, këmbëngulin që Gruevskit t’i refuzohet azili dhe të ekstradohet në Maqedoni. Zëdhënësi i “Jobbik”, Adam Mirkocki, e ka cilësuar rastin si “skandal të paparë”, duke theksuar se Gruevski është “kriminal i kërkuar” nga një vend ku nuk ka luftë dhe se ai nuk është i përndjekur mbi baza fetare apo politike.

Richard Barabash, zëdhënës i “Dialogut”, deklaroi se vendi i Gruevskit është “prapa hekurave”.

Në Shkup ndërkohë janë shtuar reagimet pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Kryeministri Zoran Zaev i hedh poshtë vlerësimet dhe zërat për një pazar të mundshëm midis pushtetit dhe Gruevskit, që të përfitoheshin votat e ligjvënësve opozitarë për ndryshimet kushtetuese.

Ndërkohë, kërkohet llogari nga autoritetet dhe organet e sigurisë për lëshimin e bërë. Situata ka shqetësuar qytetarët e Maqedonisë, të cilët shpresonin në vizionin e një shteti ligjor ku do të dënohehin krimet nga kushdoqoftë që bëhen.

Si u arratis Gruevski, kush e ndihmoi atë, nga cili kufi kaloi, janë pyetje me të cilat duhet të merren organet e rendit dhe të hetuesisë.

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët në opozitë e quan arratisjen një montim politik klasik që ka për qëllim largimin nga përgjegjësia të njerezve të cilët sot duhej të ishin në burg. Ai vëren ngjashmërinë e arrastisjes edhe të të akuzuarve të tjerë për vepra të ngjashme penale.



1 Comment

  1. per bufat politika eshte nje komedi e bukur qe pacmangeshem perfundon ne tragjedi ndeshkim,sepse padrejtesia nuk triumfon dhe nuk ka baza funksioni dhe as sigurie gjallerie qartesie zgjillje shprese ,vetem se perpalsje shkatrrim ndeshkim ,ky eshte nje rast per te nxjerr mesim te gjith sepse nje her e peson i dobit por pas te fuqishmit,keshtu qe askush nga kjo rrug nuk del fitues sepse qe nga krijimi padrejtesia u krijua e ndrysheme nga e drejta haku e verteta,nuk jan te barabarta as ne krijim as ne te menduar as folur dhe as vepruar o mendje njerzore thirri vetes shpirtit ten cfar deshiron dhe a po ja arrin ,a po je i sigur me shum ne mendime fjale dhe vepra me drejtesin te verteten apo me interesin padrejtesin mashtrimin qe nuk din fundin ten te llimbeshem,perse o njeri kunder vetes shpirtit tend me gjymtyret tuaja perderi sa te keqen te ndolle shpirti yt sta pranon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *