• |
ide | kryesore

Spekulimet/ “Nikolla Gruevski u arratis nëpërmjet Tiranës?”

Lajme



Autoritetet hungareze pranuan mesditën e së martës kërkesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski për azil politik. Një ditë më parë ai kishte deklaruar publikisht largimin nga vendi pas gjykata penale e Shkupit konfirmoi dënimin me 2 vite burg për ish-kreun e VMRO-DPMNE-së.

Ajo që të gjithë pyesin në Maqedoni është mënyra që zgjodhi Gruevski për tu arratisur. Spekulimet janë të shumta. Në opinionin publik maqedonas thuhet se ai përdori një pasaportë hungareze ose një pasaportë serbe për të dalë nga vendi. Të tjerë thonë se ai është larguar me një avion privat fillimisht në Beograd për të mbërritur në Budapset. Por ka edhe një teori tjetër të cilën e ka hedhur në publik gazeta serbe “Politika”.

Titulli kryesor i kësaj gazete në numrin e të mërkurës është: “Gruevski iku nga Shqipëria”. Në shkrim thuhet se ish-kryeministri maqedonas përdori një pasaportë të rreme dhe gjatë natës kaloi kufirin me Shqipërinë nga pikat e kalimit kufitar dhe më pas ka udhëtuar me makinë drejt Tiranës.

Lexo më tej:

Arratia e Gruevskit nga prangat, një paralajmërim për Shqipërinë

Gruevski është ranuar më pas në ambasadën e Hungarisë në Shqipëri dhe mëngjesin e së hënës ka udhëtuar me një avion të kompanisë “Malev” nga Tirana drejtpërdrejt në Budapest.

“Ekuipazhi i avionit nuk kishte asnjë ide se kush ishte pasagjeri me kapele dhe syze dielli, të cilën ai nuk e kishte hequr në aeroplan” – shkruhet me pak fantazi në shkrimin e gazetës serbe “Politika, citon lapsi.al. Ky version i gazetës serbe mbetet për tu verifikuar dhe ndoshta autoritetet shqiptare duhet të nisin një hetim. E përditjshmja serbe bën edhe pak ironi në fund të shkrimit pasi thotë se Gruevski përdori pikërisht Tiranën për tu arratisur e cila kishte punuar fort kundër tij për ta rrëzuar nga pushteti duke kujtuar atë që njihet si “Platforma e Tiranës”.

PROFIL/ Fundi i Nikolla Gruevskit, 10 vjet kryeministër tashmë në arrati

Sapo urdhër-arresti ndërkombëtar hyri në fuqi, Gruevski bëri një postim në Facebook ku lajmëronte se ndodhej në Budapest dhe ku kishte kërkuar azil politik për shkak të kërcënimeve për jetën që kishte marrë. Autoritetet në Shkup janë duke hetuar kush e ndihmoi Gruevskin të arratisej pasi ai duhet të ishte nën mbikëqyrje të rreptë policore për 24 orë.

©LAPSI.al

 

 



6 Comments

  1. Ore cfare ka ndodhur keshtu… ka me shume se 24 ore se asnje ‘ opozikar ‘ nuk komenton me .. Jane zhdukur fare Stalini Lenini, Ari Kari, Muti Meros, etj ejt etj..

    E shikoni qe kur mungojne ,…. mungojne te gjithe.. ahahah…. ESHTE VETEM NJE PERSON QE SHKRUAN ME SHUME EMRA…. dhe mundohet gjithashtu te per cdo emer te kriojoje me aq sa mundte te krijoje nje ‘ profil ‘ te ndryshem nga ‘ profilet ‘ e tjere..

    VETEM NJERI ESHTE…( MAKSIMUMI DY PERSONA) , dhe mbushin kete portal me propagande, sharje , fyerje , me nje fjale cfare ju permban zorra e trashe.

    Ne cdo rast o OPOZIKAR… te uroj sherim te shpejte dhe te fillosh prap te komentosh me ato emrat e tu… se u mesuam me ty , jo per gje..

  2. U merakose ti -o ipaemri ridhjerjes-ku jemi ne, ne pidh te motres gruas dhe mamit tend jemi .Ne nuk na detyron kush te komentojme ju qe ini komentues me pagese ini gati te hani fekale me tre turne o rop qirat me pagese te ridhjerjes.

  3. O Autiku Partise, vetem ti je qe shkruan me shume emra, sepse dallohet dora jote kollaj o Dylber me tanga mavi. Na fal per vonesen po jot shoqe dhe jot moter e kane fajin

  4. Eshte e vertete qe gruevski eshte larguar nga Tirana mbas nje takimi te frytshem qe kishte me saliun dhe lulin keta te fundit i sugjeruan te shkojne ne hungari tek orban si miku i saliut dhe lulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *