• |
ide | kryesore

Szczesny provokon Ronaldon: “Ke nevojë për ndonjë leksion?”

Sport



I aftë me duart, por spektakolar me këmbët. Pas 11 metërshit të pritur në ndeshjen mes Milan e Juventus ndaj Gonzalo Higuain, vjen një tjetër çudi e portierit të bardhezinjve Wojciech Szczesny: portieri i kampionëve të Italisë, nga qendra e grumbullimit e kombëtares së Polonisë, në stërvitje nga ekzekutuar një goditje dënimi nga një distancë prej 30 metrash direkt në kryqëzimin e shtyllave.

Video është ngarkuar menjëherë në Instagram e “provokimi” është i gjithi për Cristiano Ronaldo: “Faleminderit që më ndihmove të pres penalltinë e Higuain, nëse dëshiron mund të të jap ndonjë këshillë për goditjet e dënimit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *