• |
ide | kryesore

Vettingu, shkarkohet gjyqtarja që shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën

Lajme, Të fundit



Shkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj.

Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Gjyqtarja ishte e pranishme vetë në seancë pa avokat.

Hetimi ndaj saj është kryer vetëm për kriterin e pasurisë.

Alma Liçaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000.

Përreth një dekade, Liçaj ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ndërsa në vitin 2009 u komandua si kryetare e Gjykatës së Apelit të Vlorës, detyrë në të cilën u emërua më pas.

Tre ditë më parë, gjyqtarja shpalli të pafajshëm Shpëtim Gjikën

Vendimi për gjyqtaren Liçaj vjen tre ditë pasi Gjykata e Apelit e Vlorës shpalli të pafajshëm ish kryetarin e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Ai akuzohej nga prokuroria e Vlorës për katër akuza dhe më konkretisht “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”. Prokuroria kërkoi 9 vjet burg.



3 Comments

  1. Vetingu per politikanet, do pastroi vetingun mashtrues per drejtesine. Deri sa te kemi politikane qe u vjen era qelbur nga banditet e korrupsioni, vetin te sinqerte e te paster nuk ka, sepse keta kane futur hundet e duart ne tere sistemin. Kete e thashe per te sqaruar kete komentuesin, I paemer, kopil,,,si zakonisht ne epitet, qe e kerko sqarimin, por jo me botekuptimin ku jeto, por me qorre budallallekun e erret se po mbro keta kuqale te sektit rilindas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *