• |
ide | kryesore

Video/ Kroacia hakmerret ndaj Spanjës, Batshuayi likuidon Islandën

F1, Sport, Video



Në Zagreb luhet një ndeshje spektakolare, por me rezultatin që Luis Enrique e kishte parë vetëm në ëndërrat e këqija. Kroacia hakmerret ndaj turpërimit që pësoi në ndeshjen e parë përballë Spanjës, duke vënë në rrezik të madh vendin e parë të iberikëve. 3-2 ka përfunduar në Kroaci, me nën-kampionët e botës tre herë në avantazh, por vetëm dy herë të arritur nga iberikët, që u dorëzuan pikërisht në fundin e ndeshjes.

Andrej Kramaric ka shënuar golin e parë për kroatët, në minutën e 54, por gëzimi i Kroacisë zgjat vetëm dy minuta. Daneil Ceballos ka barazuar rezultatin në minutën e 56, duke qetësuar Luis Enrique në pankinë.

Në fakt barazimi nuk i bën punë asnjërës skuadër: Spanja në kërkim të kualifikimit dhe Kroacia për tu futur në lojë. Duhet me cdo kusht fitorja dhe Kroacia merr përsëri kryesimin e ndeshjes për Ligën e Kombeve me golin e dytë të shënuar në minutën e 69 me Tin Jedvaj.

Situata e pak minutave më parë përsëritet. Avantazhi ballkanas zgjat fare pak, sepse në minutën e 78 Spanja barazon sërish rezultatin, Këtë herë me 11 metërsh dhe është Sergio Ramos që shënon nga pika e bardhë golin e barazimit, përpara se ndeshja të vuloset nga goli i dytë i Jedvaj.

Asgjë nuk është më në duart e spanjollëve që i kanë përfunduar ndeshjet e tyre: me pikë të barabarata (4) Anglia e Kroacia duhet vetëm të mos barazojnë që skuadra e Luis Enriques të dalë e dyta në divizionin A4.

Në Divizionin A2 Belgjika vonoi për ta zgjidhur ndeshjen, por e bëri qetësisht me dy gola të Batshuayi, që zëvendëson në mënyrën më të mirë Lukakun. Me këtë fitore Djajtë e Kuq mbeten të pamposhtur dhe sigurojnë 3 pikë avantazh ndaj Zvicrës me të cilët do të luajnë ndeshjen e fundit në transfertë.

Fitore shprese edhe për Greqinë, që i shkaktoi humbjen e parë Finlandës në Ligën e Kombeve, ndërsa Hungaria vazhdon të qendrojë dy pikë larg helenëve, me fitoren 2-0 ndaj Estonisë. Rekordin e Bosnjes me vetëm fitore e pishi Austria, që i bllokoi ballkanasit në barazim pa gola, ndërsa në Divizionin D spikasin fitoret në transfertë të Moldavisë e Bjellorusisë.

REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: group 2
Belgium 2 – 0 Iceland
UEFA Nations League – League A: group 4
Croatia 3 – 2 Spain
UEFA Nations League – League B: group 3
Austria 0 – 0 Bosnia and Herzegovina
UEFA Nations League – League C: group 2
Greece 1 – 0 Finland
Hungary 2 – 0 Estonia
UEFA Nations League – League D: group 1
Kazakhstan 1 – 1 Latvia
Andorra 1 – 1 Georgia
UEFA Nations League – League D: group 2
Luxembourg 0 – 2 Belarus
San Marino 0 – 1 Moldova



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *