• |
ide | kryesore

FOTO/ Rrëfimi i Lewinsky: Nxora tangat t’i shihte Clinton, pas disa minutash ishim duke…

Planet



Monica Lewinsky ka detajuar për herë të parë historinë e aferës së saj me presidentin amerikan në atë kohë, Bill Clinton. Ajo ka folur për një dokuserial të A&E. Gjithçka nisi më 14 nëntor të vitit 1995, kur qeveria ishte në mes të një mbylljeje. Asaj i ishte kërkuar që të ndihmonte me telefonatat.

Ditën që mbërriti, po bëhej një festë surprizë për një nga pjesëtarët e stafit të Clinton. Në një pikë, Lewinsky e kuptoi se tangat e saj ishin ekspozuar kur Clinton ishte pranë saj në dhomë. Lewinsky zgjodhi që të vazhdonte ekspozimin e tangave, ndërsa Clinton po kalonte. Pak më vonë, ajo shkoi në zyrën e tij, pasi ai u buzëqeshi dhe i bëri një ftesë.

Menjëherë ajo i tha presidentit se i kishte rënë në kokë për të dhe pak më vonë të dy po putheshin në dhomën e errët. Lewinsky u kthye në tavolinën e saj të punës pas puthjes së parë dhe më pas iu kërkua që të kthehej sërish, kur të dy u bënë më intimë.

Ishte fillimi i një marrëdhënie sekrete me takime njëherë në javë për thuajse dy vjet. Në intervistë, Lewinsky tregon edhe për frikën dhe dëshpërimin që përjetoi kur i thanë se duhej të bashkëpunonte për hetimin e FBI ndaj Clinton, ose do shkonte në burg. Në atë kohë, ajo mendoi edhe vetëvrasjen.

20 vjet më vonë, kjo ngjarje bën që ajo të shpërthejë në lot. Ajo thotë se e ndjente se nuk duhej të bashkëpunonte, pasi duhej të mbronte presidentin. Sipas saj, gjërat ishin më të vështira edhe për faktin se ajo ishte akoma e dashuruar me Clinton.

lew1 lew3 Rezultate imazhesh për Monica Lewinsky  clinton Rezultate imazhesh për Monica Lewinsky  clinton Rezultate imazhesh për Monica Lewinsky  clinton Rezultate imazhesh për Monica Lewinsky  clinton Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për Monica Lewinsky  clintonRezultate imazhesh për Monica Lewinsky  clinton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *