• |
ide | kryesore

Ish-ministri i brendshëm: Një telefonatë i hapi rrugën Gruevskit në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Policia shqiptare konfirmoi zyrtarisht se Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë i shpallur në kërkim ndërkombëtar ka kaluar përmes kufirit shqiptar të Hanit të Hotit drejt Hungarisë.

Ky fakt ka nxitur jo pak kritika sa i takon sigurisë dhe ruajtjes së integritetit territorial sepse pyetja është si ka hyrë Gruevski në vendin tonë, gjë që nuk thuhet në njoftimin e policisë.

Ish-ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj ka reaguar ashpër lidhur me këtë çështje dhe ngre shumë dyshime për mënyrën se si arriti të kalojë i pa shqetësuar në kufi dhe për njohjet e tij në Shqipëri.

“Si mund të justifikohet Policia me deklaratën e saj të papërgjegjshme dhe aspak profesionale, që shtetasi Gruevski ka dalë nga pika doganore me makinë diplomatike dhe autoritetet doganore dhe policore nuk mund ta ndalonin??

Në cilin vend të botës ndodh kjo?! Nuk mund te justifikoheni që personi ne fjale nuk ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Si ka mundësi të kalojë kufirin një person që nuk ka pasaportë, pasi të gjitha dokumentet e identifikimit te kriminelit Gruevski i janë sekuestruar me kohe nga shteti maqedonas?

Gruevski duhej ndaluar, por siç duket ndonjë “telefonatë” mund t’ja ketë hapur rrugën, ashtu siç ka ndodhur në shumë raste që i është hapur dhe trafikanteve te drogës dhe personave në kërkim ndërkombëtar, apo mos doni të justifikoheni se nuk kemi Ministër te Brendshëm??”, – shkruan ndër të tjera Demiraj.



12 Comments

  1. rama per nji ngjal ilir mete shiti bythen e lere per nja dy tre miljon dollar te kriminelit qe vret shqiptar gruevski.u pa me kaqifas .

  2. “Lajmi më i ri është se vëllai ynë Nikola Gruevski shkoi në Hungarinë vllazërore nëpërmjet Sërbisë”, deklaron sot radikali Sheshel në një emison televizionin “Happy”.

    Ai shtoi, se në këtë mënyrë Gruevski hoqi qafe arrestin nga “pushteti tradhëtar” i Zoran Zaevit.

    “Kur u shfaq në kufirin sërb e shoqëruan çetnikët sërb dhe bajoneta çetnikësh e shoqëruan deri në Orosh, ndërsa në orën 5 të mëngjesit të datës 12 ai kaloi nga atje për në Hungari. Ai kaloi nëpërmjet territorit të “Sërbisë Vllazërore”, deklaroi Sheshel.

    E shihni se si Shteti shqipëtar i drejtuar nga rilindasit kujt i shërben duke i vënë në disponim çdo mjet dhe shërbim Sërbit dhe Grekut. Trup i madh, ky shtet është i kapur kokë e këmb nga armiqtë shekullor të popullit tonë!

  3. O Demiraj… mos i hyre ketyre analizave se keto pune jane shume te thella..

    Perderi sa policia jone e ka lene te ndodhi kjo gje , kjo do te thote se kjo ka qene ne interes te shqiperise..
    Nuk behen keto pune me telefonata te ‘ ndonjerit’ .. Keto jane ceshtje qe diskutohen ne grup , qe nga presidenti, shiku, dhe kryeministri, ministria e brendhsme etj.

    Pra nese ai ka kaluar , do te thote qe KANE QENE TE GJITHE DAKORT QE AI TE KALOJE..

    Hiq dore nga keto teorite konspirative … ‘ DIKUSHI QE NA PASKERKA TELEFONUAR DHE….HOP JU HAP RRUGA GRUEVSKIT. ‘

    1. Gruevski ase qe do te merrte rrugen drejt kufirit tone nese nuk do ti ishte dhene garancia 100% nga pala jone se ai nuk do prekej. Dhe keto garanci nuk jepen ne momentin e fundit kur makina e tij vjen tek trau i doganes.. ‘ BESA’ i eshte dhene qe kur ai ishte i fshehur ne shkup.

      PO ky ish minsitri i brendshem duket qe eshte nje cik naiv , ose i kane thene dil tani dhe bej keto deklarata.. Pra gur shahu ne duart e ndonjerit.

  4. Njerzit besnik te berishes e kane shoqeruar deri ne kufi,mbas nje takimi mbi nje ore me saliun qe kishte dale garant per gruevskin,demiraj i thuaj te verteten publikut qe dhe ti ishe nje nga te besuarit e saliut,thuaje.

    1. Po mire si ka mundesi te gjitha i ben saliu mos ndoshta dhe ty te beri Saliu ,!!Nejse;ti je djale i mire ose vajze e mire dhe besnike e partise te te rroje Vangjushi dhe partia

  5. e ka ndihmu shoku ngusht, antishqiptari ILIR META. Dje e pranoi hapur qe e ka shok kete ndyresire maqedonase qe sajonte skenare per tu hedhur fajin shqiptareve e te vazhdonte te vidhte. Keshtu qe presidenti jon, pa i ber qerpiku terr, si hajdut me pervoj dhe si tepsixhi i sprovuar i dha dhe nje ndihme per kalimin e kufirit. ne fund te fundit antishqiptaret ngelen te fuqishem (njerin e kemi president).

    1. Po dhe presidenti mundet te ket faj veç kryeministri nuk ka !!!! Si thua ti si komentues qe e akuzon Ilirin president qe te gjith mundet ti fusin hundet per nga nje dore shtyrje por prsidenti me te te drejtat e nje kryeplaku sma merr mendja??

  6. Me falni qe ju tregova per saliun si njeriu qe e ndihmoje gruevskin,borxhi lahet me borxh,gruevski i ka mundesuar saliut takimet me arkanin dhe miloshevicin ne maqedoni dhe saliu i ktheu reston.bosi i mafias shqiptare saliu ka akoma dege qe punojne per te,ne bashkepunim me serbet e kaluan gruevskin ne hungari,ju kara mbajeni saliun per baba,jeni ne rruge te mbare o komunistat e vegjel

  7. Nuk me habit asgje. Eshte fakt qe dhe e cilesova ne familje, kur ministri brendshem Xhafa dha doreheqjen: Dicka do ndodhe. Do “plase” ndonje gje. Doli qe Gruevski ka kaluar “arratisur” permes Shqiperise.
    Edhe me pare, kur nuk u dekretua Saimir Tahiri ne postin e ministrit te brendshem plasi skandali ne emer te tij.
    Me beri pershtypje nje artikull qe thuhej: nje telefonate hapi rrugen e Gruevsit te kalonte si zoteri permes Shqiperise, prandaj mora shkas me dhene mendimin tim. Ne kete vend gjerat paradihen dhe implikime ka, se nuk jane te rastesishme mos emerimet/ dekretimet dhe doreheqjet. Pas tyre fshihet dicka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *