• |
ide | kryesore

Kim dëshiron t’ja transmetojë photoshop edhe fëmijëve (FOTO)

Paparazzi, Slider



Duket se modifikimi i fotove me photoshop është kthyer në një sëmundje për Kim Kardashian.

Së fundmi një foto e marrë nga një faqe fansash është modifikuar nga ylli i “Keeping up with the Kardashians” dhe më pas është postuar në profilin e saj.

Fansat e 37-vjeçares e kanë vënë re menjëherë ndryshimin. Kim ka modifikuar pamjen e vajzës së saj duke e bërë të duket më e gjatë dhe më e hollë.

Burime pranë sipërmarrëses kanë konfirmuar për “The Sun” se madje ajo ka nisur t’i mësojë vogëlushes North se si ta përdorë këtë aplikacion. Kim është kritikuar ashpër për këtë gjë ndërkohë që publiku mendon se ajo duhet t’i japë menjëherë fund këtij trendi pasi shpërfaq pasiguri dhe është një shembull negativ për ndjekësit e saj.

Modifikimi i vogëlushes së Kim sipas publikut është diçka e tmerrshme dhe aspak e nevojshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *