E ftuar përballë një paneli për të biseduar në lidhje me reformën e burgjeve, të cilën e ka mbështetur kohët e fundit, Kim Kardashian foli për herë të parë edhe në lidhje për atë që mendonte vërtet për takimin e Kanye West me Donald Trump.
“Mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë atë qe ai perpiqet të thotë dhe ai nuk di të komunikojë”-u shpreh ylli i “Keeping up with the Kardashians”për bashkëshortin e saj-“ Kur flasim me njëri tjetrin kuptoj që kemi të njejtat ide për politikën. Në fakt ai nuk e kupton shumë mirë politikën, Kanye thjesht pëlqen personalitetin e Donald Trump por nuk e mendon sa të ndryshëm janë në mendime.”