• |
ide | kryesore

Kryeministri Zoran Zaev: Gruevski mund të jetë rrëmbyer

Lajme, Të fundit



Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi sot se paraardhësi i tij i shpallur në kërkim, Nikolla Gruevski mund të jetë rrëmbyer.

“Ne duhet të hetojmë nëse Gruevski e ka lëshuar vendin vullnetarisht apo është rrëmbyer”, – tha Zaev në një konferencë për mediat.

Ai deklaroi se shteti po përgatitet për të bërë çdo gjë, që ish-kryeministri ta vuajë dënimin në Maqedoni.

“Ne do të bëjmë gjithçka që Nikolla Gruevski vuaj dënimin këtu në Maqedoni. Dhe publikisht po parashtroj pyetjen, duke ditur këtë, si kanë ndodhur gjëra, a e ka lëshuar vullnetarisht zoti Gruevski Maqedoninë, para se Gjykata ta ketë lëshuar urdhërin për arrestimin e tij apo edhe mund të jetë rrëmbyer, pres përgjigje edhe nga Gruevski dhe nga Hungaria”, – u shpreh Zaev.

Kujtojmë se Nikolla Gruevski ka përdorur Shqipërinë si vend tranzit për në Mal të Zi e më pas drejt Hungarisë, përmes ndihmës së ambasadës hungareze në Tiranë. Gruevski ka kërkuar azil politik në Hungari, mënyrën se si është larguar ai është ende e dyshimtë.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Misteri shqiptar i zhdukjes së Gruevskit 



1 Comment

  1. “Lajmi më i ri është se vëllai ynë Nikola Gruevski shkoi në Hungarinë vllazërore nëpërmjet Sërbisë”, deklaron sot radikali Sheshel në një emison televizionin “Happy”.

    Ai shtoi, se në këtë mënyrë Gruevski hoqi qafe arrestin nga “pushteti tradhëtar” i Zoran Zaevit.

    “Kur u shfaq në kufirin sërb e shoqëruan çetnikët sërb dhe bajoneta çetnikësh e shoqëruan deri në Orosh, ndërsa në orën 5 të mëngjesit të datës 12 ai kaloi nga atje për në Hungari. Ai kaloi nëpërmjet territorit të “Sërbisë Vllazërore”, deklaroi Sheshel.

    E shihni se si Shteti shqipëtar i drejtuar nga rilindasit kujt i shërben duke i vënë në disponim çdo mjet dhe shërbim Sërbit dhe Grekut. Trup i madh, ky shtet është i kapur kokë e këmb nga armiqtë shekullor të popullit tonë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *