• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Ilir Meta gati dekretin për Sandër Lleshin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas një loje gati dyjavore, burime të lapsi.al thanë se presidenti Ilir Meta e ka vënë firmën mbi dekretin që emëron Sandër Lleshin ministër të Brendshëm, por njoftimin zyrtar do ta japë në limitet e fundit kohore. Nuk është çudi që lajmi, i cili ka dominuar politikën në këto dy javë, të bëhet publikë nga vetë Presidenti, sot gjatë emisionit “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ku ai do jetë përballë gazetarit Arian Çani.

Presidenti mesa duket ka krijuar bindjen e nevojshme, e cila i mungoi herën e parë, që këtë radhë ta bëjë ministrinë e Brendshme me “dhëndërr”. Shenjat e para të një kompromisi të mundshëm mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, u dhanë që pas një takimi të tyre në presidencë rreth një javë më parë dhe nga vetëpërmbajtja që treguan socialistët në menaxhimin e kësaj krize, sipas porosisë së kryetarit të tyre. Vetë Rama, si gjatë fjalimit në Kuvend ashtu edhe ën daljet e tij publike, i zhgënjeu “skifterët” e tij mediatikë, që ndërkohë kishin nisur goditjet ndaj Ilir Metës, duke ruajtuar gjakftohëtsinë dhe duke lënë të kuptohej se e kishte gjetur gjuhën me Presidentin, të cilit ia ridërgoi propozimin e Lleshit për ministër.

Presidenti Meta zhvilloi ditët e fundit një seri diskutimesh mbi çështjen e satusit të Lleshit si ushtarak, për të gjetur kështu argumentat justifikues për dekretimin e Lleshit dhe sot bëri aktin formal të nxjerrjes së tij në lirim si Gjeneral- Brigade. Sigurisht, që arsyet e vërteta se si kryeministri i krijoi bindjen e plotë presidentit nuk janë bërë publike, por me gjasë nuk do të jetë e vështirë të merren vesh.

Dy vëllezërit armiq të së majtës, kanë në historinë e tyre politike shumë raste të ngjashme konfliktesh, por gjithnjë në fund ka triumfuar qetësia dhe dashuria. Veçanërisht kur kanë diçka për të ndarë, ajo mbetet më e madhe se çdo gjë që i ndan. /lapsi.al/



4 Comments

  1. Meta nuk duhet ta dekretoje Lleshin per faktin qe Lleshi shkeli Kushtetuten qe pranoi detyren e Zv. Ministrit duke qene akoma ushtarak.
    Mendoj se mjafton Dekreti per lirimin e tij nga detyra e ushtarakut dhe tja kthje mbrapsht Edi Rames propozimin e ti thote qe te dy keni shkelur Kushtetuten. Dhe pastaj radhen e ka Prokuroria. Eshte moment shume i dobet per Ramen. Rrezohet shpejt nese ka pak seriozitet nga Meta dhe Peokuroria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *