• |
ide | kryesore

Lovren hakmerret në fushë ndaj Ramos dhe mburret në Instagram: “E godita me bërryl”

Sport



Kroaci-Spanjë ishte edhe rasti për të përplasur përsëri Lovren e Sergio Ramos, që e kanë nisur luftën e tyre që në finale e Champions mes Liverpool e Real Madrid e më pas kanë vazhduar në distancë. Mbrojtësit kroat nuk i ka ikur nga mendja ndërhyrja e spanjollit ndaj Salah dhe vetëm pak javë më parë kishte shigjetuar me fjalët: “Ramos bën më shumë gabime se unë, por luan me Real…”. Një batutë të cilës kapiteni i merengues iu përgjigj: “Lovren? Vërdallë ka shumë njerëz të frustruar”.

Një debat që ka patur pasojat edhe në fushë, në ndeshjen e fituar 3-2 nga Kroacia. Lovren në Instagram nuk ka hezituar të tallet me kundërshtarët, duke i përcaktuar si “një grup femrash”, deri tek detaji që bëri xhiron e botës: “I dhashë një goditje të mirë me bërryl, tani mund të flasësh mik”. Imazhi i publikuar nga vetë kroati – nuk është aspak etike – por nuk lë vend për interpretime.

View this post on Instagram

Dobro jutro Hrvatska ??

A post shared by Dejan Lovren (@dejanlovren06) on




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *