• |
ide | kryesore

Meta shmang Ramën, takon Ruçin para se të vendosë për Lleshin

Lajme, Të fundit



Pas dekretimit të lirimit të Sandër Lleshit si gjeneral, presidenti Ilir Meta është takuar me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Mësohet se takimi Ruçi-Meta po zhvillohet në Hotel Tirana.

Këtë të premte është afati i fundit 7 – ditor që parashikon Kushtetuta për Metën për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Në mëngjes Meta deklaroi se do t’i japë kohë vetes deri në mbrëmje në lidhje me vendimin e dekretimit ose jo të Lleshit.

Por lirimi i Lleshit si gjeneral i hap rrugë të marrë me dekret postin e ministrit të Brendshëm pasi statusi i tij si ushtarak ishte bërë deri tani pengesë për dekretimin nga Meta.

Bie në sy që Meta nuk takoi Ramën për këtë çështje, por pasardhësin e tij në krye të Kuvendit, Ruçi. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Takim te Hotel Tirana nuk eshte istituzionale, thjesht per thashethemet e rradhes. Iliri NUK KA PER TA DEKRETU Lleshajn.

  2. Nuk ka kellqe like floriri per te takuar ramen dhe mendon se me rucin mund te jete ndryshe,por rucin kush e vuri atje,rama me detyrim e percaktim i vuri njerin president dhe tjetrin kryetar nga votimi i grupit te rames.shah mat.

  3. Psikoja, kerko te tregohet i zgjuar ne kete mes qe tako Rucin sepse i kerko eksperiencen komuniste te ministrise se brendeshme, e per forme si kryetari i kuvendit. Keta ishe, e trashegimtare ne vazhden e sundimit te tyre po bejne cmos ta mbajne pushtetin edhe difate, pas disfate, sepse keta e kane te shkruar parullen,,,,,,, komunistet vdesin( POr s;jane aqe trima) e nuk dorezohen.POr edhe sa kohe do marrin qe te zvarrisin mjerimin, e pasurimin e tyre, sepse keta mamuthe nuk largohen po su kerciti huri qe te binden nje here e mire, andaj ne ka popull qe vuan, qe ka vuajtur, e qe nuk i duron me kesi manovrash kuqalashesh duhet reagim.

  4. Perpara se te jepni lajme te tilla duhet te jene konfirmuara me pare ato nga Stalini ose ari. Pra,Metea shmangu Ramen apo Rama Meten?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *