• |
ide | kryesore

Në Napoli Hysaj nuk është më i vlerësuar: konfirmohet hipoteza Chelsea

Sport



Nuk është vetëm fakti se ardhja e Carlo Ancelotti ka ndryshuar hierarkitë për Elseid Hysaj tek Napoli, por nën Vezuv nuk duket se mbrojtësi shqiptar ka të njëjtin vlerësim si një vit më parë. Madje kritikët janë shtuar. I fundit është ish-kapiteni i skuadrës së Napolit, Françesko Montervino, që ka përdorur fjalë të ashpra për shkodranin: “Vetëm një budalla do të paguante klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh. Ai nuk ka asnjë lidhje me këtë Napoli të madh”.

Mund të jetë rastësi, por nuk është edhe aq. Rinovimi për Hysaj nuk po vjen, megjithëse ka kohë që flitet, e ndërkohë për të qenë gati për cdo situatë agjenti i lojtarit Mario Giuffredi është zbilancuar, duke konfirmuar interesimin e Chelsea. “Nëse e shihni që po luan Malcuit e Napoli po kërkon lojtarë të tjerë, ka natyrisht edhe kërkesa. Kush thotë ndryshe është i keqinformuar”.

Me këto fjalë Giuffredi është prononcuar për mikrofonin e Radio CRC. “Hysaj është një lojtar që në futbollin anglez mund të bëjë shumë mirë, duke qenë se është shumë fizik dhe nën vëzhgimin e klubeve të mëdha. Vlen 50 milionë? Për mua vlen 60”, përfundoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *