• |
ide | kryesore

Portugalia hap dyert për Ronaldon: Santos e kurorëzon më të mirin në botë…

Sport



Në ndeshjen e rëndësishme me Italinë, për Ligën e Kombeve, Portugalia prezantohet edhe një herë pa yllin e saj më të shndritshëm: Cristiano Ronaldo. Është e vërtetë që luzitanët kanë dy rezultatë në tre në favor, por lënia jashtë e CR7 ka bërë jo pak zhurmë.

Fernando Santos, nuk e thërriti numrin 7 bardhezi për të tretën herë radhazi, por nuk e ka mbyllur derën në të ardhmen për 5 herë Topin e Artë: “Në mars të shohim, është më i mirë në botë e duhet ta tregojë gjithnjë”.

Në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes me Italinë, tekniku i Portugalisë nuk mund të shmangte pyetjet në lidhje me përjashtimin e e radhës së sulmuesit më të rëndësishëm të luzitanëve, pavarësisht se tashmë në moshën 33 vjecare: “Në këtë moment jemi të përqendruar tek kjo ndeshje, në mars do të shohim. Nuk ka asnjë skuadër që ka Cristiano Ronaldo e që mund të thotë se nuk e ka ndihmë. Është lojtari më i mirë në botë, vetëm kaq mjafton. E rëndësishme është që ai tregon se është më i miri, shpresojmë të bëhet drejtësi dhe të fitojë Topin e Artë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *