• |
ide | kryesore

Sot dita e fundit e afatit për dekretimin e Lleshit, Meta: Në darkë jam te Çani

Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta vazhdon të luajë me nervat e mazhorancës pasi po e çon për herë të dytë në limite dekretimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm. Herën e parë, ai hodhi poshtë propozimin e Ramës duke u shprehur se “nuk kishte krijuar bindjen e plotë”.

Tani që ka marrë edhe një letër nga Lleshi i cili heq dorë nga karriera si ushtarak ende nuk po vendos për ta dekretuar megjithëse e premtja është dita e fundit e afatit 7-ditor që lë Kushtetuta.

I pyetur nga gazetarët, Meta ka dhënë këtë përgjigje: “Kemi kohë deri në darkë kur të komunikoj me gazetarin Arjan Çani. Tani po shkoj në zyrë”, – është shprehur presidenti për gazetarët. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ca turpi, ne darke thote jam ke Cani, a thua se Cani eshte ndonje filozof. Prandaj ne Shqiperi nuk ju resoekton njeri se jeni bere si kembet e dhise dhe merrni pjese ne emisione ordinere si ai i Canit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *