• |
ide | kryesore

VIDEO/ Arrestohen 2 shpërndarës heroine te “21 dhjetori” në Tiranë

Lajme, Të fundit



Arrestohen dy shpërndarës të drogave të forta në Tiranë. Operacioni policor ishte koduar “CLEANER”. Janë sekuestruar 2 armë zjarri “pistoleta”, një pushkë sportive me dylbi, 60 doza lëndë narkotike heroinë , 140 mijë lekë të reja, si dhe municion luftarak. Në pranga ranë Ermal Demushi, 35 vjeç dhe Emirjon Doçi, 29 vjeç të dy banues në Tiranë.

Në bashkëpunim me njëri -tjetrin në zonën e “21 dhjetorit”, shisnin heroinë me doza. Në bazë të këtyre informacioneve, është organizuar puna ku në afërsi të kryqezimit të “21 Dhjetorit” në një lokal, janë kapur në flagrancë shtetasit Ermal Demushi dhe Emirjon Doçi. Gjatë kontrollit, Doçit iu gjetën 22 doza me heroinë ndërsa Demushit një dozë me heroinë si dhe 140 mijë lekë të reja të dyshuara si të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në dyqanin e Demushit u gjetën një sasi tjetër heroinë, 1 peshore elektronike, një dozë cannabis sativa, 5 kapsolla detonatore me fitil, 1 armë zjarri pistoletë me mulli, 1 armë zjarri pistoletë e markës Zastava, 12 fishekë, 1 fitil zjarr përcjellës si dhe 1 sasi e vogël lënde eksplozive. Në makinën e tij u gjetën në bagazh një pushkë sportive me dylbi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *