• |
ide | kryesore

Video/ Me një fitore Hollanda mposht kampionët e Botës të Francës dhe rrëzon një ligë më poshtë ish-kampionët e Botës të Gjermanisë

F1, Sport, Video



Pas zhgënjimit për mungesën e kualifikimit në Euro 2016 e në Botërorin e Rusisë, Hollanda kthehet të festojë dhe e bën në mënyrën më të mirë. Në Rotterdam Oranje dominojnë ndeshjen kundër kampionëve të Botës, duke u hakmarrë për humbjen 2-1 ne shtator në Paris. Më një fitore, skuadra e Koeman rrezikon të zbresë Francën nga vendi i parë dhe dënon Gjermaninë me zbritjen në Ligën B. Skuadra e Low mbyll kështu një 2018 të tmerrshëm, pas eleminimit në fazën e grupeve në Rusi.

Dy gola në ekstremet e pjesëve i kanë dhënë Koeman suksesin 2-0, duke e konfirmuar Hollandën tepër të fortë në shtëpi. Humbja e parë në Ligën e Kombeve rrezikon ta zbresë Francën nga vendi i parë, duke qenë se me 7 pikë i ka mbyllur ndeshjet në turne. Me 6 pikë, Hollanda me golat e Ëijnaldum e Depay me 11 metërsh, është vetëm një distancë larg dhe një fitore në ndeshjen e fundit me Gjermaninë do të vlente Final Four.

Në Ligën B1, Sllovakia turpëron Ukrainën me një 4-1 që nuk lë vend për dyshime. Skuadra e Shevcenkos pësoi humbjen e parë në Ligën e Kombeve, ndërsa sllovakët morën pikët e para, në një ndeshje ku një dorë Hamsik e të tjerëve, ia dha edhe portieri Boyko.

Kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë, në 20 nëntor në Elbasan Arena, Uellsi është dorëzuar përballë Danimarkës. Një gol i Bale në fundin e lojës nuk ka shmangur dot humbjen, duke bërë që britanikët të humbasin kreun e grupit (nuk kanë më ndeshje për të luajtu), që është i Danimarkës, me një ndeshje ende pr të diskutuar me Irlandën.

Asgjë nuk ndryshoi në renditjen e Ligës C3, me të dy sfidat të mbyllura në barazim, ndërsa në Ligën D4, spikat fitorja tenistike e Armenisë ndaj Gjibraltar dhe goli i Enis Bardhit, që i dha fitoren Maqedonisë në transfertën e Lihtenshteinit.

REZULTATET E NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: group 1
Netherlands 2 – 0 France
UEFA Nations League – League B: group 1
Slovakia 4 – 1 Ukraine
UEFA Nations League – League B: group 4
Wales 1 – 2 Denmark
UEFA Nations League – League C: group 3
Cyprus 1 – 1 Bulgaria
Slovenia 1 – 1 Norway
UEFA Nations League – League D: group 4
Gibraltar 2 – 6 Armenia
Liechtenstein 0 – 2 FYR Macedonia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *