• |
ide | kryesore

Wll Smith dhe Halsey rrëmbejnë mbrëmjen e “Latin Grammy Awards”

Paparazzi, Slider



Mbrëmjen e kaluar u mbajt në Las Vegas ceremonia e 19-të e “Latin Grammy Awards” dhe le të themi që atmosfera ishte vërtetë e nxehtë dhe ekzotike.

Teksa yjet latinë por edhe ata amerikanë u ngjitën në skenë për të marrë çmimet e tyre, ishin vetëm 2 performanca që u rrënjosën thellë në mendjen e publikut.

Ylli i “I Am Legend” u ngjit për herë të parë në një skenë të tillë pas një dekade shkëputje nga muzika teksa ka performuar spanjisht dhe anglisht përkrah Marc Antony dhe reperit më të ri në industri Bad Bunny.

Ritmet e këngës “Esta Rico” ngritën një publik të tërë në këmbë për të kërcyer e kënduar së bashku. Nga ana tjetër Halsey ka emocionuar edhe një herë tjetër shikuesit me performacën e hitit të saj të fundit “Without Me”.

Bukuroshja 23-vjeçare u shoqërua nga këngëtari spanjoll Sebastian Yatra me të cilin performoi një ndër prurjet e tij “No Hay Madia Mas” duke përfunduar me “Without Me”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *