• |
ide | kryesore

Për sa shiten opozitarët Ramës?

1, Arkiva, Ide



Menaxhimi i padinjitetshëm që Ilir Meta i bëri “krisjes” institucionale për çështjen Lleshi ka hedhur edhe njëherë hije të forta dyshimi për parimësinë e qëndrimeve të kundërshtarëve të Edi Ramës.  Ashtu sikurse Lapsi.al e ka analizuar (shiko linkun poshtë), sot kur vendi është ribërë me ministër të brendëshëm, gjithëkush e ka të vështirë të kuptojë se përse, kur nevojitej një interpretim aq i thjeshtë kushtetues, u kërkuan senaca me dyer të mbyllura të parlamentit dhe u lëshuan britma qeshrake se po rilindte Enveri NR 2.

Dyshimet për lojën që Meta bëri me Lleshin

E gjithë kjo fryrje e paskrupullt të bën të besosh në fabulën e ngritjes të tensionit për të fituar sa më shumë në pazarin e radhës me Edi Ramën.

Në thelb kjo që bëri tani, Ilir Meta, është e ngjashme me fabulën e Lulzim Bashës në çadër. Edhe ai u ngujua për tre muaj në bulevard, u betua se nuk do të hynte me Ramën kryeministër në zgjedhje dhe pastaj shkoi e u ul në tryezë me të për të marrë vetëm disa javë kontrollin e drejtorive të OSSHE dhe Legalizimeve.

Të gjitha këto kompromise të neveritshme po e forcojnë përditë e më shumë dyshimin e njerzve se nuk ka asnjë ndryshim mes regjimit kleptokrat të Edi Ramës dhe opozitës zyrtare.

Askush nuk mund ta kuptojë dot se si mund të fshihen përbetimet për bllokimin e rrugës së kombit, në këmbim të një qeraje më të ulët për zyra.

Askush nuk mund ta kuptojë dot shkeljen e syrit që u bëhet oligarkëve që ndajnë paratë me shefin e qeverisë duke u çuar mesazhe: “Do ju biem nga pak se kështu na e do puna”.

Askush nuk mund të kuptojë dot se si ndodh që ata që kanë vjedhur dje në bashkëpunim me Berishën, sot po e bëjnë pa u hyrë gjemb në këmbë me Edi Ramën.

Pikërisht kjo ballo me maska ku të gjithë luajnë me sikur, po i bind edhe më spektikët, se edhe bombat e përgjimeve që opozita parajajmëron të shpërthjejë (nga ato për dëshmi të reja të vjedhjes së votës deri tek implikimi i familjarëve të kryeministrit me trafikantë) nuk kanë asnjë qëllim tjetër veçse rrëmbimin e një llokme nga pazaret miliardshe të Ramës, ose në rastin më fatlum, ndarjen e pushtetit në tavolinë me të.

Natyrisht nuk ka dyshim se këto fakte alarmante pompohen dhe stërmadhohen edhe nga propaganda e pushtetit. Qeverisjes totalisht të diskredituar të rilindjes, tashmë, nuk i ka mbetur as tjetër nën mëngë veç se të rrëfejë se rivalët e saj janë po aq keq sa dhe ajo.

Pra në këtë tablo ku të vërtetat më të frikshme mpleksen me gënjeshtrat më monstruoze, kundërshtarët e Ramës po njollosen përditë e më shumë.

Ata tashmë, më tepër se nga ç’do gjë, rrezikohehen nga fallciteti i një opozite fasadë. Dhe një opozitë e tillë, që mendon veçse për përfitimet e liderëve të saj, as nuk ngjall besim, as nuk motivon dot njerëz, as nuk ka fuqi të krisë sadopak këtë pushtet të korruptuar.

Prandaj më shumë sesa misioni denoncues të cilin e ka realizuar me sukses (me kanabisin, dekriminalizimin, hajdutërinë e kocesioneve, PPP-ve dhe grabitjen e votive) koalicioni PD-LSI duhet të investohet në kredibilitetin e vet.

Ata nuk e kanë më luksin të luajnë duke e mbajtur një këmbë brenda sistemit. Ata duhet të vetsakrifikohen duke hedhur tej çdo ofiq dhe duke dëshmuar se nuk e kanë të pamundur të ribëhen qytetarë të thjeshtë.

Vetëm ky proces i vështirë privimi personal mund të ndryshojë kurbën e besimit tek opozita. Sepse përndryshe, sa herë Ilir Meta të lëshojë alarmin e ringjalljes së Enverit, apo Luli të bëjë sikur po bojkoton parlamentiin, njerzit do të tallen dhe do të thonë me përçmim: “e kanë hallin të lëpijnë kockën e rradhës”.    

©Lapsi.al



16 Comments

  1. Se kujt i shkon per shtat kjo analize nuk eshte nevoja ta lexojme te gjithe tekstin. Dekretimi i lleshit baraz me hyrjen ne zgjedhje te opozites sikur nuk shkon sepse nuk kane te njejten peshe. Te kerkosh nga opozita qe te marre shpaten e ta tundenga te kater anet eshte sa absurde aq edhe e demshme per te, sepse eshte e sigurt qe ato lloj premtimesh nuk mund te mbahen, shiko m5s e grillos ne itali, mrekullirat tja leme ndonje force tjeter. “Ata duhet te vetsakrifikohen”, shume e forte kjo shprehje

  2. Te vetsakrifikohen pse ato keshtu jane mire po luajne shah dhe fituesi dihet sa po fillon loja,bushat kur ti futesh ne loje dhe kerkon hilen nuk mund te fitosh,shahu kerkon lojtar te zgjuar dhe lojtar qe hiqen si bura dhe ne fund dalin te dhjere nga loja,te dhjere por te fituar

  3. O bushat. Ti e di filmin e demokracise te ne. Kto jon dy skuadra qe lujn me nji trajner. Pranaj e ka firmos meta

  4. Politikont edhe analistat dhe opinjonistat e kon honger me koh njalen e pushtetit .Mo e forta osht kur bojn sikur se kon hong edhe sju ka shiju .

  5. Edhe Blushi nuk la nevojtore pa bertitur per Ramen dhe vete shkoi si balli kombetar ne shtepi,i la ne mes te rrugeve zgjedhesit e partise “Libra haleje” dhe vete shkoi te luftoje neper zyra etje ku ka edhe para.Meta nje hajdut qe asnjehere mos prisni te beje ndonje mrekulli,nuk e di robi se nga te ruhet nga Mata,Rama,Moniqa pa burre,apo Luli me gjyshin e tij…..vetsakrifikim dmth te luftosh ,por ballistet nuk luftojne, vetem ligjerojne neper gazeta dhe japin mend se si do te jete koha neser ndersa sot bie shi.

  6. Ne shqiperi demokracia eshte nje loje per ti hedhur hi syve perendimit qe kemi pluralizem. Jane bere aq vjedhje dhe abuzime, jane kapur me ze dhe figure per korrupsion dhe droge, kush u denua?

  7. Shoh që Bushati në këtë shkrim i është përveshur “kundërshtarëve të Ramës” me të cilët përgjithëson sigurisht opozitën.
    Po veten e tij çfarë e llogarit Bushati, kundërshtar të Ramës apo të opozitës ?

  8. Bushat mos ke filluar ta ngjyesh edhe ti?

    Nqs Meta do të vazhdonte të mos e dekretonte Lleshajn, të gjitha bataretë e mediave të edvinit do të binin mbi të dhe ndërkohë zevëndësministri do të luante rolin e vet si ndihmës i ministrit të brendshëm edvin rama, njëlloj si prokurorja e përkohshmë.

    Pastaj, dështimet e ministrisë së brendshme do ti mvisheshin Metës, kështuqë Meta me dekretimin e Lleshajt ia la topin në derë edvinit.

    Prandaj ky dekretim do të shkojë në favor të Metës.

  9. Me kete dekret Ilir Meta ua dhiu fare muhabetin Bushatit,Tur Zhejit ,Nikoll Lesit ,Cim Pekes,Clirim Gjates etj.E shikoni qe asnjeri nga keta nuk llapin neper studio keta ditet e fundit sic benin dy jave me pare qe ferkonin duart se mendoni qe Ilir Meta do” rezonte ” qeverine dhe keta “keshilltaret-avoketerit”e Metes do mernin lugen dhe do i tureshin detit me kos, u pika qe su bije.

  10. Politika si profesioni i dytë më i vjetër, jeton me djersën e ballit, bash si ato/ ata të profesionit të parë. Meta njihet si pragmatist i madh dhe rrjedhimisht ndryshon shpejt dhe shpesh. Tashmë, asgjë nuk është “tabu” dhe presidenti e di fare mirë këtë. E dimë edhe ne të varfërit. Ai, ashtu me dashuri hipokrite, duke e dredhur është ngjtur la e më la. Me Ramën e lidhin interesa të gjthfarësojit. Ai rrëshqet si njala dhe merr vendime ditën e rrënave, edhe kur kanë të bëjnë me fatet e vendit. Jemi mësuar tashmë.

  11. Dhe kete here si perhere nuk kalon anal – iza e bushtatit pa permemdur berishen. Berisha vdiq, o bushtat, ç’ben kryellumi, me mut opoziten dhe te gjithe ju qe beni sikur kritikoni haleqeverine, per te krijuar idene tek te huajt se gjoja se ka democracy, per te cilen ju qe kritikoni opoziçken dhe qeverine me te drejte,) por e beni per hipkrizi dhe kryedoçi ju paguan me prate e vjedhura shqiptareve.neni per p

  12. Hë…dobiçi…
    I doli përpara çdo te papriture qe pret Rama..
    Njesoj si gjyshi i vet famoz..
    Kur Enveri bënte sikur sikletosej per ndonjërin nga ata qe donte te denonte,hidhej Hysniu e kerkonte rreptesi(ate qe kishin vendosur paraprakisht me Enverin),qe ky i fundit te thonte nuk te denoj unë por Partia..
    Ajo qe ben Andi dhe Veliaj per Ramen, eshte e njejte me ate qe benin Hysniu me Ramizin per Enverin..
    Trill meskin njerezish me shkolla te pambaruara….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *