• |
ide | kryesore

Banorët e Unazes: “Do i mbrojmë shtëpitë me armë”

Arkiva, Të fundit



Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Në ditën e 14 të protestës së tyre, banorët kanë bllokuar rrugën dhe shprehen se nuk do lejojnë të prishen banesat e tyre pa marrë dëmshpërblim me vlerën e tregut. Në një lidhje direkte për ‘News24’ një nga banorët u shpreh se do mbrojë me armë pronën e tij që e ka në proces legalizimi që prej vitit 2006.
“Ne kërkojmë nga qeveria dhe bashkia që të merren vesh me ne. Ky është mundi dhe djersa jonë. Ai na quan nazistë. Ne nuk jemi të ardhur nga hëna, por jemi banorë të këtij qyteti. Ne nuk jemi të jashtëligjshëm dhe kemi nisur një proces legalizimi për banesat tona që prej vitit 2006. Ka ardhur koha që gota u mbush. Këtu do vdesim sepse nuk kemi ku shkojmë. Do mbroj pronën time me armë. Ata vjedhin taksat tona”,- thotë banori. Ndwrsa njw grua tjetwr treegoi se rreth 20 policw tw kombinatit “më tërhoqën zvarrë”.

“Policia më arrestoi djalin. Më arrestuan pardje djalin dhe vet kam qenë në spital. Shkoni si jam bërë. Më mori policia e Kombinatit. Ka tre ditë që ka ndodhur ngjarja. Kam qenë sëmurë. Dhe mbrëmë kam qenë në spital në orën 2 të natës pasi na kanë shqetësuar shumë. Më erdhën rreth 20 police në vendin e punë dhe më tërhoqën zvarrë. Më kërkuan telefonin e djalit, se di pse e kërkonin”, tha ajo.



8 Comments

  1. ahahh sa ta ka qefi o Bushat te shohesh gjak me sy… Zemra mal do te behet nese do ket viktima atje..

    Mire ta tha ai i gjati… ‘ per inat te qeverise… po kaleron me cdo lloj mullixhiu qe ka fshati ‘ ….

    Mjeran

    1. Mbylle halen o rilindas kriminel.

      Bravo ju qoftë atyre që mbrojnë pronën, se nuk janë si puna jote që nuk ke çtë humbësh o idiot.

  2. Pra, mbasi data kane vene kater hunj dhe i kane lidhur oshkurin e brekeve te hijes, kane ngallosur nje tabele “Toke e xanun” me pas kane ndertuar disa pacavure dhe kane qe nga 2006 qe kerkojne tua legalizojne. Ndersa sot do te luftojne packa se tere qyteti perjeton nje “agoni ” trafiku.
    Poshte rrumpallhonet e doktor shpelles!

    1. Bravo ju qoftë o idiot rilindas, nuk janë si ti lapangjoz që jargavitesh për 5 lekë të qelbura.

      Parrazit që paguhesh me taksat e atyne banorëve dhe shqiptarëve që bëjnë punë të ndershme.

      1. Ai nuk te shau .. pse ti e ofendon ??? Kaq nivel te ulet intelektual ke ? Apo frustrimi ka arritur deri aty sa nuk mban me ?

        1. Nuk frustrohem nga askush, por indinjohem kur dikush si lapangjozi më sipër dënon, ofendon dhe shan dikë që mbron pronën e vet, dhe ai lapangjoz nuk do të ia dijë për ofendime, ai ka nevojë për një dru të mirë..

          1. pronen e vete? kjoqe the tregon se sa mire i di gjerat, e para jane toka te dikujt tjeter, e dyta kane ndertuar pa leje edhe e treta, jane brenda vijes se verdhe, me thuaj zotrote, pse duhen shpronesuar? apo se paguan populli per gabimet tuaja edhe te saliut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *