• |
ide | kryesore

Dekretimi i Lleshit/ Presidenca si zyrë shantazhi

Arkiva, Kryesore



Kur, presidenti Ilir Meta refuzoi herën e parë dekretimin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, makineria gëbelsiane e propagandës së rilindjes hapi me shpejtësi një thashethem që qarkulloi në të gjitha zyrat e redaksive dhe në të gjitha korridoret e politikës, sikur kreu i shtetit në atë që po bënte nuk kishte, as motive juridike dhe as politike, por thjesht financiare. Akuza që sponsorizohej në disa drejtime ishte se ai po kërkonte një pazar me Ramën, për një tender të majmë energjie në rrethin e Vlorës. Natyrisht ky përgojim ishte pak i besueshëm aq më tepër që tashmë rilindësit e kanë bërë zakon të hedhin baltë mbi këdo që u tenton ti pengojë në qëllimet e tyre të mbrapshta.

Por mënyra se si Ilir Meta u soll me çështjen Lleshi ka ngritur shumë pikëpyetje të errëta mbi institucionin e presidencës. Sepse komportimi i saj i ngjante më tepër atij të një bande shantazuese.
Sot kur gjithçka ka përfunduar, ne dimë me saktësi që e gjithë kriza institucionale u shkaktua sepse kreu i shtetit gjykonte se Lleshi ishte gjeneral ndaj ai nuk mund ta emëronte si ministër pa e shkarkuar dot më parë nga ofiqi ushtarak që mbante.

Lexo më tej:

Dorëzohet Ilir Meta/ Dekreton Sandër Lleshajn

Dekretimi i Lleshajt, reagon Rama: Ka zgjidhje edhe kur duket sikur krisjet janë të pariparueshme

Dakord po ai mund të vepronte edhe me precedentin Nishani i cili e emëroi demokratin Demiraj, po në ministrinë e Brendshme, megjithëse edhe ai kishte qenë ushtarak.

Por, le të supozojmë se Meta nuk e kapërdinte dot këtë “shkelje të ligjit”. Pra se ai e ktheu Sandër Lleshin vetëm për faktin e thjeshtë se nuk kishte zhveshur uniformën.

Por kur shkaku paskësh qenë ky, kaq i thjeshtë, pse Ilir Meta nuk e tregoi që në fillim motivin, por e mbajti atë sekret për më se një javë? A kishte gjë më të lehtë se t’i shpjegonte gjithë shqiptarëve se një gjeneral nuk mund të emërohet ministër?

Pse ai hodhi në publik versionin se arsyet mund ti shpjegonte vetëm me dyer të mbylla përpara deputetëve, sikur të bëhej fjalë për kodet bërthamore të SHBA-së? Ku e cenonte sigurinë kombëtare që po mbronte komandanti i përgjithshëm debate banal për fitimin e gjyqit nga Sandër Lleshi?

Pse njerëzit e tij më të afërt dhe mbështetësit e vet, flisnin për njolla bashkëpunimi me shërbime të huaja dhe për dosjen plot të Sandër Lleshit ku nuk kishte ku ta kapje më parë?

Pse në fund, këtë çështje thjeshtë juridike (pra ishte apo nuk ishte ushtarak në detyrë Lleshi) Ilir Meta e konsideroi si një digë për mbrojtjen e regjimit demokratik nga Rama që po bëhej si Enveri?

Pra të gjitha këto pikëpyetje të bëjnë të mendosh se e tëra sa u stis ishe më shumë një presion mafioz sesa një qëndrim parimor.

Nëse do të kish qenë thjesht çështje interpretimi juridik, meta do të kishte treguar menjëherë arsyen, do kishte ç’dekretuar Sandri dhe do kish firmosur Lleshin, nuk do e kishte zgjatur telenovelën dhe nuk do të hidhte bomba tymuese me seanca me dyer të mbyllura dhe me hije sekretarësh të parë.

Fakti që ai i bëri këto tregon se ka pasur një qëllim të mbrapshtë. E vetmja gjë që nuk dihet tani është me mos kjo mbrapshti lidhet ndopak me atë tenderin e energjisë së përflasin rilindësit.
©Lapsi.al



6 Comments

  1. Ju te kalemit u ka ikur truri ngaqe Meta u terhoq me bisht nder shale dhe tani i jeni qepur me gure ne traste. Ne fund te shahut rezultoi se Idhulli juaj Meta ishte thjesht nje keshtjelle prej rëre ??????

  2. Kur presidenti te kete keshilltar te tipit emiljano nuk mund te jete ne lartesine e duhur,meta duhet te beje reforme urgjent ne presidence,qe te mos bie ne keto nivele amatoreske

  3. Kjo po qe eshte anal-ize e nje anal-dhisti te madh si Bushati..

    Tamam fall politik. U cua andi sot , pa filxhanin dhe arriti ne keto konkluzojne te dhyera.

  4. Po si mund të bëhet një barazim i tillë se edhe Nishani dekretoi Demiraj që “kishte qene” ushtarak, me rastin e Lleshit që “ishte ushtarak”. Si mund të jetë njëlloj të kesh qenë me të jesh ?
    Në Kushtetutë nuk i ndalohet një ish ushtaraku që të meret më vonë me politikë e të zgjidhet deputet apo të emërohet ministër. Shqip është e shkruajtur në Kushtetutë se duke qenë një ushtarak aktiv, nuk mund të përzgjidhesh deputet apo ministër
    Nje tjetër interpretim naiv i bëhet edhe rastit tjetër të Nishanit se dekretoi Xhafën duke pasur vëllain kapomafie të drogës. Si president ai nuk mund të mos ta dekretonte ate si ministër meqë në asnjë nen të kushtetutës nuk thuhej se po ta kesh vëllanë trafikant, nuk mund të emërohesh në ndonjë post zyrtar.
    Si një element i ligjit antimafia, po , me plotësisht të drejtë Nishani deklaroi se moralisht Xhafa nuk duhet të caktohej në ate post.
    Edhe Edi Rama që nuk ja ka farë idenë Kushtetutës sepse një bojaxhi mediokër është e jo jurist, u detyrua që formalisht për ti hapur rrugë Lleshit sipas Kushtetutës, të kërkojë dorheqjen e tij nga karriera ushtarake e nga grada e gjeneralit. Formalisht sipas ligjit, këtë u detyrua ta bëjë edhe “zvendës” ministri për tu bërë ministër.
    E lexova këtë argument qesharak edhe në një gazetë tjetër proqeveritare e thashë me vete deri ku shkojnë marrëzitë e gënjeshtrat e mediave. sa ja kalojnë edhe gënjeshtrave të Tao-Taos. Nuk kamë ndonjë konsideratë të madhe për presidentin aktual dhe e ka merituar cilësimin “dridhe Like”, por ama në këtë përplasjen për ministrin e mbrendshëm me Ramën, nuk ishte ky i fundi që e çoi Metën për lesh, por e kundërta.
    Ishte Meta kjartësisht mbrenda Kushtetutës e Rama si gjithmonë u zu gafil si shkelës i kushtetutës.

  5. Me kete dekret Ilir Meta ua dhiu fare muhabetin Bushatit,Tur Zhejit ,Nikoll Lesit ,Cim Pekes,Clirim Gjates etj.E shikoni qe asnjeri nga keta nuk llapin neper studio keta ditet e fundit sic benin dy jave me pare qe ferkonin duart se mendoni qe Ilir Meta do” rezonte ” qeverine dhe keta “keshilltaret-avoketerit”e Metes do mernin lugen dhe do i tureshin detit me kos, u pika qe su bije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *