• |
ide | kryesore

Dokrrat e Kotzias për kufinjtë e Shqipërisë dhe një rrezik

2, Ide



Në Shqipëri po perhapet lajmi i intervistës së ish-Ministrit të Jashtem grek Nikos Kotzias (pardje në një stacion radiofonik) sipas të cilit ka forca në Greqi – duke perfshire edhe ushtrine greke – qe nuk njohin kujte shteterore të Shqiperise. Meqenese njoh shume mire njerez qe kane punuar me Kotzias po i lejoj vetes të them publikisht së Kotzias shquhet në pergjithesi për perceptimet e tij paranojake dhe komplotiste.

Në rastin konkret sidoqofte nuk thotë asgje të re; plus thotë një gënjeshter. Nuk thote ndonje gje të re sepse ata qe e njohin Greqine e dine së është një shtet me një para-shtet shumë kercenues (me baza të forta në kishen greke, policine, sherbimet sekrete dhe ushtrine greke). Pjese e ketij para-shteti janë edhe nazistet e Agimit të Arte.

Para-shteti në Greqi, i formuar kryesisht pas Luftes Civile greke në vitin 1949, ekziston ende, paralelisht me shtetin dhe ndonjehere edhe brenda tij. Për kete arsye Greqia paraqet shpesh sjellje qe janë të veshtira për t’u kuptuar për një shtet Europian normal.

Shteti nuk guxon të ndeshet me para-shtetin edhe pse e mban nën kontroll atë, ngaqë kjo mund të shpinte në një lloj lufte civile të hapur apo të heshtur. Nuk ndeshet gjithashtu sepse shteti “ndan” me para-shtetin, në një mase të madhe, dogmen e nacionalizmit supremacist.

Kotzias thotë megjithatë një genjeshter të madhe për ushtrine greke. Greqia nuk është junte ushtarake që të bej ligjin ushtria. Në se dikush i hedh një sy hartave zyrtare të ushtrise greke aty duket qarteë që kufijtë shteterore të Shqiperise njihen shumë mirë. Për me shume, në së ushtria greke nuk do njihjte kufijtë e Shqiperisë nuk mund të jepte voten e saj për anetaresimin e Shqiperisë në NATO.

Me pak fjalë Kotzias thotë dokrra. Shigjetat e tij ishin drejtuar kryesisht kundër Ministrit të Mbrojtes, Panos Kamenos. Qe të dy e urrejnë tashme për vdekje njeri-tjetrin. Por mes dokrrave Kotzias mund të thote një të vertete shqetesuese. Domethenë le të nenkuptohet që para-shteti në Greqi po del jashte kontrollit të shtetit dhe po pergatit axhenden e tij.

Askush nuk kerkoi shpjegime nga Kotzias për deklaratat e tij. As Ministri i Mbrojtes, as Ministri i Jashtem, Aleksis Tsipras nuk dolen t’a pergënjshtrojnë. Një qeveri mish-mash që funksionon si mulli ere në shumicen e rasteve është lajm shume i keq për Greqine – vendi mund të zhytet në amulli nga çasti në çast. Eshtë lajm i keq edhe për Shqiperinë, sepse iniciativen për politiken e jashtme të Greqise po e merr në menyre informale para-shteti, nazistet e Agimit të Arte dhe segmentet me të erreta të Kishes Greke. Eshtë një nga ato momentet që dikush, edhe pse s’beson tek Zoti, duhet të thote “Perendia na ruajt.”…



5 Comments

    1. shqiptaret nuk friksohen nga e verteta,e verteta ka faktet,te Cilat jan baza e qartesis ,vlersimit ralitetit, ndarjes problemit dhe orientimit zgjilljes, gjalleris zgjilljes suksesit siguris shpreses paqes,ne kete pike gjith shqiptaret ,jan te qart,padrejtesia dhe drejtesia jan dy elementet e mundesise ne zhvillimin njerzore,ku karakteristikat ne zhvillimin e vet,i kan te kunderta,nga njera tjetra qe nga krijimi,ku padrejtesia ,ka Cdo negativitet ,fillon si komedi ,dhe perfundon ne tragjedi,kurse drejtesia e verteta ka Cdo pozitivitet,,ate gje kemi te perbashket eshte se kemi nje krijues,kemi nje shpi banimi te perbashklet planet,token ,kemi qe jemi te njejte gjini njerzore,,si krijim,si funksion si ullzim nga ziti botnave ,ndryshojme ne aftesi,kendveshtrim ,ego ,dhe zgjellje qe bejme ne natyralitetin tone,sejCili deshiron te drejten hakun per veten e vet dhe gjitha te mirat,veten e don shum dhe padrejtesin e urren po ti behet te drejtat i perCaktoj dhe krijoj vetem zoti,ky eshte raliteti fakteve si informaCion ,ne vlersim raliteti ndarje problemi dhe pranim zgjillje ,un mendoj se nje mendim fjal a veprim i zgjuar ne unitet mendimi dhe veprimi ka me shum vlere ne efikasitet me shum se nje beteje ne kohe lufte me kosto plot shkatrrim

  1. Beni dicka per ta shenu emrin e opinionistit o njerez, se do ishte gabim i pafalshem per ne, te mendonim qe njerez si ju, njohes te mire te profesionit, ju ka shkare nga pakujdesia mosparaqitja e emrit te autorit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *