• |
ide | kryesore

Kombëtarja, Panucci: Besoj te kjo skuadër, humbja përgjegjësi e imja

Sport



Një humbje tepër e hidhur e Shqipërisë 4-0 përballë Skocisë. Një humbje që duket se “i ka prerë krahët” trajnerit Christian Panucci, që gjithsesi nuk mendon për dorëheqjen. Gjatë një për “Supersport” pas ndeshjes në “Loro Boriçi” tekniku italian ka marrë përsipër përgjegjësitë e kësaj disfate.

“Kemi bërë gjithçka keq. Pësuam në goditjen e parë. Na eci shumë ters. Më pas i kuqi i Mavrajt, loja doli jashtë kontrollit. Pësuam golin e dytë në fund të pjesës së parë, aty mbaroi ndeshja. Çdo gjë sot ishte faji im. I marr të gjithë vetë përsipër. Zgjedhjet e mia ishin të gabuara. Fajim im komplet, djemtë nuk kanë faj”, u shpreh trajneri kuqezi.

Pavarësisht humbjes dërrmuese, Panucci thekson se beson shumë te kjo skuadër, ndërsa shtoi se do të mundohen t’i bëjnë gjërat më mirë. “Kjo ndeshje doli jashtë kontrollit, por ky ekip ka kualitete.Nuk ndihem aspak  i tradhtuar, absolutisht. Çdo gjë është gabimi im. Zgjedhjet e mia janë të gabuara, sollën këtë humbje. Nuk fajësoj askënd”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *