• |
ide | kryesore

Ky është ‘Tanku’, makina 600 mijë euro për të cilën Gruevski u dënua me dy vjet burg (FOTO)

Lajme, Të fundit



Mercedesi i tipit “Armored” me vlerë 600.000 euro, i quajtur ndryshe dhe “Tanku”, e për të cilin ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski është dënuar me dy vite në burg nën akuzën e një aferë korruptive për blerjen e tij, është ende në shërbim të qeverisë së Maqedonisë, duke u vënë në dispozicion të zyrtarëve e dhe delegacioneve, ku më e fundit që ka hipur në të është kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës së saj në Shkup dy muaj më parë.

Ndërkohë, edhe kupola e shtetit maqedon, ku përfshihet presidenti Gjorgje Ivanov, ish-kryeministri Emil Dimitriev, si dhe ish-kreu i Kuvendit maqedonas Trajko Veljanovski, pra tre njerëz të afërt me pushtetin e Gruevksit, e kanë përdorur atë.

Në atë kohë, Ministria e Brendshme maqedonase tha se makina ishte përdorur si mjeti kryesor i transportit për delegacionet e rangut të lartë gjatë vizitave të tyre.

Qeveria Zaev e nxorri në ankand, por siduket është tërhequr nga kjo praktikë.

Hetimi për Mercedesin 600 mijë euro nisi më 24 janar të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale.

Hetimi u iniciua në bazë të “bombave” të lëshuara nga Zaevi kur udhëhiqte opozitën përballë pushtetit të Gruevskit, që ishte dhe investimi kryesor politik për ta rrëzuar këtë të fundit nga një qeverisje mbi 10-vjeçare.

Bojko Borisov i Bullgarisë ishte pari burrështetas i huaj i cili ka udhëtuar me “Tankun” e Gruevskit gjatë një vizite zyrtare në Maqedoni.

Thuhet se mjeti i “frikshëm” me çmim astronomik, ka bërë pak më shumë se 26.000 kilometra.

Tashmë, Mercedezi 600 mijë euro ka ndryshuar rrjedhën e jetës së Gruevskit, siç ndryshoi dhe rrjedhën politike. Pas dënimit me dy vite burg, ai ka vendosur të kërkojë azil në Hungari.



11 Comments

  1. Ju shkruani per gruevskin qe ka blere kete tank per 600000 euro dhe nuk shkruani per tankun qe saliu bleu para se te largohej nga pushteti dhe jo pak por 750000 euro

  2. si ka mundesi qe ne maqedoni denohet ish kryeministri per blerjen e merecedesit 600 mije euro, nderkohe tek ne ish kryeministri eshte i lire e madje benzi ka kushtuar kaluar 700 mije eurot, e mbaj mend qe edhe ne ate kohe opozita jone e beri te madhe punen e blerjes se benzit te blinduar mbi 700 mije euro

  3. O al mamit i ja skurdulluan syte skifteret e saliut te tanku 750000 euro i preu shiritin Mami pastaj kishte pune dhe grupi i zjarrit te 21janarit me mamin dhe ne fund saliu me viagra,dhe Mami u ndje e vlersuar

  4. Ka blere dhe kolera jone sali nje te tille po me te shtrenjte. Kalbeni ne burg po jeni burra. Po nuk besoj se ka burra atje se i ka tredhur te gjithe ai duke filluar nga rama.

  5. Qenka i mire per ndonje rruge -hashash-ky benc.Ti them Taulant Palles ta blere se do e nxjerrin ne ankand.

    1. Pse nuk i thua Saliut ose Lulit ta blejne se ata kane parat qe vodhen nga rruga e komit dhe nga korrupsionet qe bene kur ishin 8 vjet ne pushtet. Ndoshta Saliut nuk i duhet se ai e ka blere nje 750 000 euro dhe mund te perfitoj Lulushi.

  6. Dhe saliu per droge e bleu,zeni e perdorte per trafik heroine dhe kokaine sy peshkaqeni kete ka bere kur babin e kishte ne pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *