• |
ide | kryesore

Liga e Kombeve/ Ethe kualifikimi për Italinë, Skocinë e Kosovën

Sport



Një pjesë e skuadrave në Ligën e Kombeve mbyllin ndeshjet e tyre, pikërisht në mbrëmjen e sotme, ndaj dhe ethet e kualifikimit kanë përfshirë skuadrat në lojë, duke nisur nga 4 herë kampionët e botës të Italisë e deri tek Skocia e impenjuar në Shkodër përballë Skocisë, për ta mbyllur me kombëtaren më të re të kontinentit, që po shkon pranë një ëndërre të madhe.

Italisë së Roberto Mancinit mund të mos i mjaftojë thjesht fitorja përballë Portugalisë në divizionin A3. Të kaltrit i mbyllin ndeshjet në San Siro dhe kanë nevojë për një fitore me dy gola diferencë, për të shpresuar që në ndeshjen e fundit Portugalia të mos fitojë ndaj Polonisë së vendit të fundit.

Gjithcka e mbyllur në B2 ku Rusia e ka siguruar vendin e parë dhe Turqia e Suedia luajnë vetëm për të mos rënë më poshtë, ndërkohë që në grupin ku bën pjesë Shqipëria, skocezët kanë shansin më të mirë të hedhin një hap drejt kalimit të grupit, duke qenë se ndeshjen e fundit e luajnë në Hampden Park kundër Izraelit.

Një derbi ballkanas për të mos u humbur është ai mes Serbisë e Malit të Zi, që do të vendosë edhe skuadrën e parë të grupit, duke qenë se avantazhi i serbëve është vetëm një pikë aktualisht. Në lojës është dhe Rumania, që shpreson në ndonjë barazim. Fakti që luajnë kundër Lituanisë së vendit të fundit dhe diferencën me kreun e kanë vetëm dy pikë, e bën Rumaninë kandidatë të fortë për të kaluar në divizionin C4.

Kosova vetëm nuk duhet të gabojë në transfertën e Maltës për të patur fatet e kualifikimit në duart e saj deri në ndeshjen e fundit. Me dy pikë më shumë ndaj Azerbaixhanit, që luan në shtëpi me Ishujt Faroe, kombatërja e Challande do të kishte luksin e dy rezultateve në tre në ndeshjen e fundit kundër tyre.

KALENDARI I NDESHJEVE
UEFA Nations League – League A: group 3
20:45 Italy – Portugal
UEFA Nations League – League B: group 2
18:00 Turkey – Sweden
UEFA Nations League – League C: group 1
20:45 Albania – Scotland
UEFA Nations League – League C: group 4
15:00 Serbia – Montenegro
20:45 Romania – Lithuania
UEFA Nations League – League D: group 3
18:00 Azerbaijan – Faroe Islands
18:00 Malta – Kosovo



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *