• |
ide | kryesore

Neymar e Cavani nuk e durojnë dot njëri tjetrin: shikoni çfarë ndodhi në Uruguaj-Brazil

Sport



Ndeshja mes Brazilit e Uruguajit shërbeu për të treguar edhe një herë forcën e 5 herë kampionëve të Botës, por edhe për të konfirmuar se paqja mes Neymar Junior dhe Edinson Cavanit është vetëm një fasadë. Një ndërhyrje e ashpër e uruguajanit, në kaviljet e O’Ney ka ndezur debatet mes tyre dhe reagimin e yllit brazilian.

Cavani e ndoqi numrin 10 të Selecaos në anësore dhe në tentativë për ti marrë topin, goditi kaviljen e Neymar. Ndërhyrja i kushtoi kartonin e verdhë uruguajanit, por reagimi i Neymar kur ai tentoi ta ndihmonte të ngrihej, tregon qartë se mes tyre asgjë nuk është si dukej.

Debatet e para mes dy yjeve të PSG nisën me dëshirën për të goditur penalltitë, por pas ndërhyrjes së klubit për të qartësuar hierarkitë u duke sikur të dy kishin një raport pozitiv.

Brazili e fitoi ndeshjen në Emirates pikërisht me golin e Neymar me 11 metërsh në minutën e 76, duke vazhduar serinë e sukseshme të Selecaos, që nga humbja në Botëror me Belgjikën.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *