• |
ide | kryesore

Tjetër aksident në Qafë Thanë, furgoni bie në humnerë. Tre të plagosur rëndë

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Librazhd- Qafë Thanë, në Pishkash me tre persona të plagosur rëndë.

Një mjet, fugon mallrash me targa AA 369 UF, me drejtues shtetasin M.M., 32 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Korçë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 40 metra në humnerë.

Si pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit E.M., 22 vjeç dhe K.Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Vloçisht Korçë, të cilët po transportohen për në spitalin e Librazhdit, në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon pêr zbardhjen e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *