• |
ide | kryesore

Tre të arrestuar/ Detaje nga operacioni i policisë te fisi Çapja në Elbasan

Lajme, Të fundit



Tre anëtarë të fisit Çapja janë arrestuar këtë të shtunë në lagjen “Emin Matraxhiu” të Elbasanit. Report Tv raporton se arrestimi i tyre mësohet se ka ardhur si rrjedhojë e kontrollit të ushtruar të FNSH-së dhe policisë nëpër banesat e tyre. Anëtarëve të fisit Çapja mësohet se iu janë sekuestruar përgjatë kontrollit një armë të tipit pistoletë, fishekë dhe bombë me sahat.

Operacioni u ndërmorr pas atentatit me granatë që ju bë ditën e djeshme Albert Alterziut në Elbasan. FNSH dhe policia pritet të arrestojë një tjetër grup kriminal, ndërkohë që, po mbahen të rrethuara disa banesa të tjera.

Fisi Çapja është i njohur dhe i skeduar për një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhura në Elbasan. Së fundmi Report Tv siguroi një dokument ku vërtetohej se Prokuroria e Krimeve të Rënda po kalon në “sitë” pasuritë e Çapjave dhe disa personave të tjerë, pasi dyshohet se janë vendosur me trafik ndërkombëtar droge. Bëhet fjalë konkretisht për hotele, vila dhe toka, të cilat po verifikohet nëse e justifikojnë burimin e të ardhurave.

Vetëm dy ditë më parë Sandër Lleshaj, ministri i Brendshëm dekretuar një ditë më parë nga presidenti Ilir Meta, zhvilloi një takim me drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Lleshaj u informua mbi situatën e rendit dhe sigurisë publike, ndërsa kërkoi performancë nga ana e trupës policore dhe goditje të shpejtë të grupeve kriminale. Kujtojmë se Elbasani është përmendur si qyteti i ‘listës se zezë’ për shkak të kriminalitetit.



6 Comments

  1. Luli pershendete aksionin e policise ne arrestimin e capajve apo nuk te vjen zeri tani,grupi i zjarrit te PD ne elbasan

  2. Eshte me i vjeter ky grupi i zjarrit i PD capjat dhe antare te partise,keta te tjeret kur ti kapin do ti shohesh,por luli duhet te pershendese aksionin e policise,por ai ka hallin e dok te shkencave per drogen te denuar me burg

  3. Si sju vjen turp atyre deleve te qazos qe len nuset motrat neper shpia dhe ruajn ?? i qihen grat motrat si lop

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *