• |
ide | kryesore

Washington Times: Reforma në drejtësi, Donald Lu punoi për interesat e Soros

Arkiva, Kryesore



Nga L. Todd Wood*/Ambasadori Donald Lu ka një histori të gjatë e polarizuese në Shqipëri. Gjatë tre viteve si i dërguari i SHBA në Tiranë, ai promovoi aktivisht një axhendë anti-korrupsion për të cilën shumë kritikë thonë se u shndërrua në sulm kundër partive dhe politikanëve konservativë shqiptarë, duke përkrahur fort të ashtuquajturën “reformë në drejtësi”.

Ai punoi me qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama, një qeveri e përkrahur fuqishëm nga miliarderi filantrop e investues amerikan George Soros. Rezultati i fushatës: një kolaps i plotë i qeverisjes kushtetuese në vendin ballkanik. Reformat që përkrahu zoti Lu kanë çuar në një “proces vettingu” për të garantuar vendosjen e gjyqtarëve të pakorruptuar në gjykata. Në teori tingëllon bukur, por pasojat kanë qenë krejt ndryshe në botën reale. Aktualisht në Shqipëri nuk ka gjykatë kushtetuese aktive për shkak të mungesës së kuorumit dhe nuk pritet që gjykata të funksionojë në të ardhmen e afërt.

E gjithë kjo ishte pjesë e një plani, sigurisht – instalimi i njerëzve pro-Soros në pushtet dhe pastaj bërjen të pamundur për opozitiën që t’i sfidonte në gjyq. Ngjason frikshëm me ato koret “Anuloni ICE” dhe “Numëroni të gjitha votat, edhe ato të paligjshme” që votuesit amerikanë dëgjuan në zgjedhjet e fundit ndërsezonale. Me opozitën dhe gjykatat të neutralizuara, politikanët shqiptarë kanë lejuar me shumë kënaqësi oligarkët të bëjnë pasuri falë kontratave me qeverinë. Me një qeveri pro-Soros në fuqi vijnë edhe projektet e parapëlqyera nga Soros, përfshirë legalizimin e drogës, promovimi agresiv i të drejtave të homoseksualëve dhe kufijtë e hapur.

Shqipëria ishte thjesht një fushë testimi për axhendën e Sorosit. Tani pjesa tjetër e Ballkanit dhe Azia Qendrore mund të shijojnë së shpejti kënaqësinë e llojit të veçantë sorosian të globalizmit të detyruar liberal. Alex Soros, djali i perandorit, ka udhëtuar nga njëri kryeqytet ballkanik në tjetrin, duke takuar krerë shtetesh për të përhapur lajmin e mirë e për të promovuar vetitë e politikave liberale të imigracionit.

Në Kosovë, një “shkëmbim territoresh” i përkrahur nga Soros mund të çojë në dhunë serioze etnike midis shqiptarëve dhe komuniteteve serbe (edhe kancelarja gjermane Angela Merkel është kundër idesë). Gjëja e trishtueshme është që administrata Trump, e trazuar nga ngjarjet e brendshme dhe krizat ndërkombëtare, duket se përmes neglizhencës së saj ia ka deleguar diplomacinë dhe politikën ballkanike dyshes babë e bir Soros. Tani vjen lajmi alarmues që zoti Lu, pasi promovoi axhendën e Sorosit në Tiranë, është konfirmuar nga Senati dhe instaluar si ambasadori amerikan në Kirgizstan. Është sërish e sikletshme që administrata Trump duket e pavetëdijshjme për pasojat e zgjedhjeve të veta diplomatike.

Përfituese është axhenda e Sorosit për rajonin, e cila ka si objektiv vende të pastabilizuara që ende përpiqen të krijojnë qeverisje të qëndrueshme. Është e mirëdokumentuar se si Departamenti i Shteti në Shqipëri e ka kundërshtuar hapur axhendën e Presidentit Trump “Amerika e para”, deri në atë pikë sa ka shpallur “rezistencën” dhe punon me qeverinë e Ramës për axhendën shumë të dyshimtë të “reformës në drejtësi”. Shqipëria nuk është tamam një prioritet i politikës së jashtme dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë më kanë thënë në konfidencë se këto çështje kalojnë pa iu kushtuar shumë vëmendje për shkak të instabilitetit dhe zjarreve më të mëdhenj me të cilët duhen të merren çdo ditë.

Por vendimet e personelit duhet të kenë vëmendje të veçantë, teksa njerëzit e erës Obama në DSH punojnë në heshtje për të shkatërruar axhendën MAGA (Ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe). Sekretari i Shtetit Mike Pompeo “po kalon kohë të vështira. Departamenti i Shtetit është një kënetë e madhe”, më thanë. Mos më besoni mua për pasojat politike të lënies së diplomatëve si Donald Lu në detyrë, thjesht shihni sitin e Open Society të zotit Soros. Zoti Lu lëvdohet si një “ambasador i ri që ofron shansin për ta nisur nga a para”.

Jam i bindur që Kryeministri Rama loboi fort që Lu të merrte postin në Kirgizstan. Amerika duhet të vendosë rregull në trupin e saj diplomatik. Zyrtarët e Shërbimit të Jashtëm i shërbejnë Presidentit të Shteteve të Bashkuara, jo përparësive të tyre. Është koha që ta kuptojnë këtë. Nëse jo, duhet të kenë mirësinë të japin dorëheqjen.

* L. Todd Wood është ish-pilot helikopteri i operacioneve special dhe negociues borxhesh në Wall Street. Ai ka kontribuar për Fox Business, The Moscow Times, National Review, The New York Post dhumë shumë publikime të tjera.



12 Comments

  1. Parap filluan keta te PDs me budallalliqe te tilla . Ne amerike as nuk e dine se ku bie shqiperia dhe kush eshte Donald Lu.

    O luluuuuush mos harxho pare kot per nje @ ish-pilot helikopteri i operacioneve special dhe negociues borxhesh @ i cili ta shkruan artikullin si ta duash dhe kur ta duash ti.. vetem jepi paret.

    1. imagjino i kujte eshte shkrimi . I nje mbledhsi borxhesh .
      Ne fillim thash se mos ishte ndonje analist, apo politolog … kur ai na qenka nje i forcave speciale qe eshte konvertuar ne mbledhje borxhesh.

  2. Me keto fjale perpiqej edhe Gruesvki te sulmonte fuqine e pamposhtur te USA , por me vone e mori ne sume dhe iku ,po tani kush e ka radhen pyeti ambasada amerikane ??

  3. Se mos e ke fjalen per kete pafillon tone se ky e krojti bythen me -TRUMPIN-ku u jepte mend amerikaneve te mos e votonin per president.

    1. Pse jeni kaq të trashë ju lëpirësit e prapanicës së Ramës ?
      Qenka ky artikull i vitit 2017 ?
      Donald Lu u emërua në Kirgistan këtë vit, pra në vitin 2018.
      Nuk është vetëm ky artikull që është shkruajtur për bëmat e Sorosit në Shqipëri e në shumë vende të botës e të tilla shkrime nuk janë vetëm të gazetës Washington Times.

  4. Te kthehen menjeher ne detyr ata qe hoqi vetingu. Ata jan te pafajshem dhe te pakoruptushem, pse u rat ne qaf njerzve te ndershem.

  5. Boll u sollet si te trashe! Pse nuk e kuptoni qe ai gazetari eshte paguar nga armiqte e Soros. Reforma ne drejtesi u mbeshtet haptazi nga Trump, e çdo lloj kryetari shteti evropian. Nga Mogherini po ashtu, apo jane edhe keta te blere! Idiote

  6. /www.washingtontimes.com/news/2017/feb/9/donald-lu-george-soros-cohort-plays-albania-politi/
    Hani nje te madhe tani te gjithe komunistet me lart!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *