• |
ide | kryesore

Angli/ Ashmore si Cantona: kalon barrierën dhe zihet me tifozët

Sport, Video



Episod në limitet e të pabesueshmes në Angli, që të sjell në kujtesë goditjen e famshme të Eric Cantona ndaj një tifozi të Crystal Palace, kur francezi vishte fanellën e Manchester United. Protagonisti është Nathan Ashmore, portieri i Ebbsfleet, skuadër që militon në National League në Angli. Pas barazimit pa gola në fushën e Boreham Ëood, portieri ka kaluar barrierën që e ndante me tifozët e nisi një sherr në shkallët e stadiumit. Portieri ishte ofenduar gjatë gjithë ndeshjes nga tifozët pas shpinës së tij dhe në fërshëllimën e trefishtë të arbitrit provoi të bënte drejtësi vetë, një gjest që sipas të gjitha mundësive do ti kushtojë një skualifikim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *