• |
ide | kryesore

Arilena Ara preket në emision,’Dua që njerëzit ta dinë…’

Paparazzi, Slider



Këngëtarja ishte e ftuar  në “Xing me Ermalin” ku ka folur për herë të parë në lidhje me babain e saj i cili u nda nga jeta shumë vite më parë . Ajo u shpreh se do ti thotë edhe botës sa shumë e do të atin.

“Nuk kam folur kurrë por dua ta them sepse për mua është aq sa e shenjtë aq edhe dua ta dijë e gjithë bota. Unë kam patur një baba të jashtëzakonshëm”- tha Arilena dhe shpërtheu në lot.

“Nuk kam folur jo pa qëllim sepse e di që do prekesha. Që kur kam humbur babain , kur dëgjoj fjalën “baba” më tingullon çuditshëm. Jam e lmtur për njerëzit që e kanë babain. Sot dua ti them botës që babai ka qenë mbështetja ime më e madhe. E kam vazhduar muzikën vetëm prej tij dhe shpresoj të jetë krenar për mua”- ka përfunduar këngëtarja e cila ka marrë shumë duartrokitje nga publiku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *