• |
ide | kryesore

Bieta Sulo:Faleminderit prezantueseve shtatëzanë që më lanë vendin

Paparazzi, Slider



Bieta Sulo ka qenë e ftuar këtë të shtunë në emision “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut. Ajo ka rrëfyer se si po shkon ekperienca e saj tashmë si moderatore e “Ftesë në  5″.

” Unë kam qenë shumë turpalaqe.  Në Top Show kur vinte rasti në festat e Vitit të ri apo fundsezonit, Albani përshëndeste gjithnjë stafin dhe kur vinte puna tek emri im, unë ulja kokën, kisha ca shtrembërime. Kam qenë dhe jam e trupshme por duket se puna më ka rritur në këtë drejtim.

Më lejoni që publikisht t’ju falenderoj juve. Faleminderit ju dhe bashkëshortëve tuaj që jua lanë shtatzënë dhe na ikët në mënyrë të menjëhershme nga Top Show Magazine. Ne nuk kishim çfarë të bënim na duhej të gjenim një njeri me vrap për të hyrë në spektakël, primetime të premte dhe kur vjen propozimi, pse s’hyn ti? Se kisha menduar veten në ekran, aq më tepër 3 orë në trasmetim.”,- është shprehur Bieta duke treguar se ikja e Aulonës dhe Fatmës, dikur opinioniste në Top Show Magazine bëri të mundur që ajo të dilte në ekran.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *